Ruani internetin në telefon me këtë opsion të Facebook'ut

Ruani internetin në telefon me këtë opsion të Facebook-ut


Fotot me rezolucion të lartë dhe videot që luhen vetë mund të djegin paketën tuaj të internetit në pak minuta.

Ajo që duhet të bëni është të ndaloni luajtjen automatike të videove duke ndjekur këto hapa: klikoni More (tre vijat horizontale në skajin e djathtë lart) > Help and Settings > App Settings > Auto-play.

Megjithatë ekziston një mënyrë më e mirë për të kursyer dhe ajo është Data Saver.

Cili është funksioni i Data Saver?

Data Saver jo vetëm që ndalon luajtjen automatike të videove, por gjithashtu redukton rezolucionin e çdo imazhi që shfaqet në News Feed.

Për ta aktivizuar duhet të drejtoheni tek opsioni More. Shfletoni gjersa të gjeni Data Saver. Në ndërfaqen e radhës që do të shfaqet klikoni On. Pasi ta keni aktivizuar do të merrni një opsion të ri i cili u kërkon ç’aktivizimin e saj kur jeni në Wi-Fi.

ruani-internetin-ne-telefon-kete-opsion-te-facebookut-businessmag

/Ting.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë merr më shumë faj dhe më pak lavdi.”
— Arnold H. Glasow
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0