Rrugëtimi. “Kur mbyllet një derë, një portë hapet”. Historia sfiduese dhe frymëzuese e Arben Malajt - Business Magazine Albania

Rrugëtimi. “Kur mbyllet një derë, një portë hapet”. Historia sfiduese dhe frymëzuese e Arben Malajt

Rrugetimi

Kush e njeh prof. Arben Malajn, do të kuptojë pas leximit të librit “Rrugëtimi” se nuk e njihte mjaftueshëm. Po! Ish ministri i Financave, ish Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, profesor i Financë-Kontacilitetit, por mbi të gjitha profesori frymëzues i studentëve vjen nga një familje e madhe me nëntë motra e vëllezër. A e dinit se prof. Malaj ka bërë shkollën e mesme të natës (siç quhej atëherë), për të cilën i duhet të bëntë 4-5 orë rrugë çdo ditë?! Por në të njëjtën kohë, ai ka bërë dy shkollë. E dyta është puna.

Që në shkollë të mesme Malaj angazhohet me punë, në role të ndryshme në fermën e Llakatundit, ku rrethohet nga ekonomistë e drejtues, nga të cilët mësoi shumë. Në librin e tij, Rrugëtimi. “Kur mbyllet një derë, një portë hapet”, Prof.Malaj vë theksin tek ngjarjet dhe zhvillimet sfiduese, të cilat asnjëherë nuk e penguan të shohë më tej dhe të bëjë më shumë. Edhe pse ndër studentët me rezultate të shkëlqyera në universitet dhe pjesë e programeve të universitetit të Harvardit, së pari Malaj e gjeti frymëzimin dhe forcën tek mësuesit e asaj shkollës së natës. Po mësuesit e sotëm sa po frymëzojnë nxënësit?! Nëse lexoni këtë libër do të kuptoni ndikimin e madh që njerëzit mund të bëjnë tek ju, sigurisht nëse ju jeni të gatshëm për të mësuar. “Rrugëtimi” është një libër që u vlen atyre që duan të bëjnë karrierë në institucionet publike, që duan të angazhohen në politikë, vlen për ata që duan të jenë lider në sipërmarrjet e tyre, vlen për ata që duan të jenë lider të jetës së tyre.

Lexo: Henry Kisinger: Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën ndërsa ndërtojnë të ardhmen

Ka disa parime që lidhen me integritetin, të cilat vlejnë në çdo rast dhe për çdonjërin. Në momentet e tij më të vështira, ai sjell në mendje këto parime, duke iu referuar mësuesve dhe liderëve ndërkombëtarë.

Libri sjell detaje rreth ngjarjeve më të rëndësishme në jetën e tij familjare, profesionale dhe politike, por ndërkohë ndan shumë thënie të nxjerra nga përvoja jetësore.

Ja 5 këshilla të nxjerra nga libri:

1- “Kërkojuni ndihmë mësuesve dhe profesorëve tuaj. Ndani me ta ambiciet tuaja. Fitoni respektin dhe mbështetjen e tyre. Ajo është mbështetja më e mirë, më e sinqertë dhe më e dobishme. Me mbështetjen e mësuesve, profesorëve dhe mentorëve akademikë apo politikë çdo ambicie është e arritshme”.

2- “Sado të talentuar të diplomoheni, ju duhet të pranoni të filloni të punoni në çdo nivel që ju ofrohet në një kompani. Arritjet e suksesshme në shkollë janë një pikënisje shumë e mirë, por e pamjaftueshme. Ju duhet të rriteni profesionalisht duke punuar dhe duke fituar vlerësimin dhe mbështetjen që vjen nga puna juaj e përditshme në një kompani apo institucion dhe jo thjesht nga lista e notave”.

3- “Në Tiranë mbetesh pas, jo se të gjithë ecin ngadalë, por sepse mund të të mungojë vizioni, mund të të mungojë përkushtimi, mund të të mungojë ambicia për të avancuar në jetën tënde të përditshme”.

4- “Shteti bëhet shumë i ashpër, shumë i fortë dhe arrogant edhe atëherë kur është realisht i dobët”.

5- “Parandalimi i krizave nëpërmjet reformave të thella strukturore, mbetet kura më e mirë edhe për sëmundjet e ekonomisë dhe financave”.

Ju mund ta blini librin në disa librari, ose e porosisni në kontaktin më poshtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0