A jeni një sipërmarrës aktiv apo doni të bëheni pjesë e komunitetit të startup-eve me potencial të madh?
Dëshironi të mësoni nga ekspertë që kanë perfeksionuar dizajnin e produktit, planin e marketingut, planin e reklamimit apo kanë lançuar me sukses produktet e tyre të reja?
Po sikur të ndërveproni me investitorë, të cilët kanë themeluar kompani në të gjithë Europën?
Po nëse kjo është e kombinuar me një udhëtim të bukur në qytetin historik dhe me diell të Athinës, Greqi?
Alumni Greece po drejton një event që do të ofrojë të gjithë faktorët e rëndësishëm që ndihmojnë sipërmarrësit e rinj nga konceptimi i idesë në lançimin e produktit të tyre të titulluar “Rruga drejt Suksesit: Nga idea në produkt”.
Çfarë përfshihet në trajnim?
– 2 netë në Hotelin Wyndham Grand 5* (mëngjesi i përfshirë)
– 2 darka
– Transporti nga/në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës
– Tarifa e pjesëmarrjes
Taksa e qëndrimit 4€ e përfshirë.
Për më shumë informacion kontaktoni në adresën e email: reservations.jaalumnigreece@gmail.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto