Rritni shitjet duke dekoruar biznesin tuaj këtë sezon festash - Business Magazine Albania

Rritni shitjet duke dekoruar biznesin tuaj këtë sezon festash

sezon festash

Studimet e fundit kanë treguar se dyqanet dhe bizneset e dekoruara për festa krijojnë një ndjesi pozitive tek klientët dhe kalimtarët. Ata ndihen si në shtëpi, janë më të lumtur dhe kanë më shumë gjasa të blejnë dhurata apo të bëjnë shpenzime në këto biznese plot festë. Qofshin këto dyqane, bare, restorante apo institucione të ndryshme, dhurojnë një atmosferë ftuese dhe të parezistueshme kur dekorohen për festa. Njerëzit dhe klientela ndjehen më të prirur për t`u futur në të tilla ambiente dhe për të kaluar kohë aty.

Dekorimi përfshin të gjitha elementet standarde si bredhat, garlandinat, lulet e kuqe, por ka edhe disa detaje të tjera që ndikojnë përveç dekoreve. Për shembull, muzika festive në sfond ka një efekt pothuajse të pavetëdijshëm tek njerëzit dhe krijon së bashku me dekoret një gjendje rehatie dhe familjarizimi. Gjithashtu, aromat e duhura të festave ndikojnë në humor e madje inkurajojnë blerjet. Sipas studimeve thuhet se aroma e agrumeve mund të stimulojë shpenzimet tek njerëzit që frekuentojnë biznesin tuaj.

Është e ditur se gjatë sezonit të festave, shitësit me pakicë fitojnë nga 20% deri në 40% të të ardhurave të tyre vjetore. Kjo do të thotë se një sezon i suksesshëm hedh bazat për pjesën tjetër të vitit, ndërsa një sezon jo i mirë mund të ketë efekt të errët përgjatë gjithë vitit.

Edhe punonjësit do të përfitojnë nga një sezon festiv në biznesin tuaj

Sigurisht, gëzimi i festave shkon përtej klientëve. Punonjësit e lumtur rezultojnë në shërbim më të mirë ndaj klientit dhe shërbimi më i mirë ndaj klientëve sjell një sezon festash më efektiv. Rastet tregojnë se dekorimi i festave dhe ambienti festiv përmirëson humorin e punonjësve gjithashtu. Kur kjo ndodh, ju fitoni klientë që janë më të lumtur dhe kanë më shumë shanse t’ua rekomandojnë biznesin tuaj miqve të tyre.

Të krijosh atmosferën e duhur do të thotë të kesh dekorime që i përshtaten më së miri hapësirës tënde. Të krijosh shfaqjen e duhur të festave, e cila nuk është mbytëse, e tepërt dhe që nuk krijon një efekt negativ, ky është çelësi.

Lexo: 4 partneritete strategjike që bënë bashkë kompani shumë të ndryshme

Si ta dekoroni në mënyrën e duhur biznesin tuaj për festa?

Edhe këtë vit, një nga rrugët kryesore të Tiranës, pranë Sheshit Wilson është zbukuruar nga fasada e mrekullueshme e një showroom-i të jashtëzakonshëm që sjell atmosferën e festave në Tiranë. Me një pamje fasade mahnitëse, produkte të jashtëzakonshme dhe staf mikëpritës, ky dyqan premton festa përrallore. Jemi të sigurt që lexuesit e kuptuan që po flasim për Sezon Dekor.

Larmishmëria e dekoreve, aksesorëve dhe orendive që ofrohen nga kjo kompani, janë të tilla që të lënë pa fjalë. Në mënyrë që dekori i festave tuaja të jetë i pagabueshëm dhe sipas  standardeve që kërkojnë festat, Sezon Dekor do t’ju vendosë në dispozicion një dizajner profesionist. Dizajneri do krijojë dekorin ideal për fasadën apo ambientin e brendshëm të biznesit tuaj në varësi të stilit apo buxhetit. Ju, mjafton të zgjidhni ngjyrat e preferuara.

Shumë qendra tregtare, biznese të vogla apo të mëdha, dekorohen nga Sezon Dekor për periudhën e festave. Por gjithmonë e më shumë, është rritur kërkesa për të pasur dekore cilësore dhe që zgjasin për vite të tëra, duke e kthyer kështu blerjen në investim. Sezon Dekor ofron gjithashtu shërbimin e montimit duke e bërë shumë të thjeshtë dekorimin e shtëpisë apo biznesit tuaj.

Një nga klientët e parë biznes në Sezon Dekor, shprehet për Business Magazine se të gjitha dekoret që ka blerë vitin e parë të hapjes, në 2011, i ka akoma në gjendje të mirë. Megjithëse i ka përdorur cdo vit në stinën e dimrit, 95% e materialeve funksionojnë po njësoj si ditën e parë. Vitet në vijim i është dashur vetëm të plotësojë dekorin me elemente shtesë.

Festat janë një periudhë shumë e mirë për të rritur shitjet dhe trafikun në biznesin tuaj, shfrytëzojini në mënyrën e duhur për të qenë dhe ju pjesë e magjisë që qyteti fiton në një kohë të tillë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
2
2