Rritje e fortë e çmimit të naftës. I afrohet rekordit të 260 lekëve - Business Magazine Albania

Rritje e fortë e çmimit të naftës. I afrohet rekordit të 260 lekëve

Çmimi i naftës i është rikthyer sërish rritjes së fortë. Me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës sipas nafta u shtrenjtua me 10 lekë dhe do të shitet nga pasditja e sotme për 243 lekë litri.

Me këtë rritje, nafta po i afrohet nivelit rekord që preku në fillim të marsit në 260 lekë litri.  Shoqata e Hidrokarbureve deklaron se trendi rritës i naftës do të vazhdojë më tej duke ndjekur luhatjet në bursa dhe mund të prekë nivelin e 300 lekë litri në tregun vendas.

Po me 10 lekë më shumë është rritur edhe çmimi i benzinës. Nga pasditja e të premtes, qytetarët do ta blejnë atë për 223 lekë, nga 213 lekë që ishte.

Rritje ka shënuar edhe gazi, pasi sipas vendimit të ri të Bordit një litër gaz do të shitet në pikat e karburanteve për 106 lekë deri në mbledhjen e radhës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0