Rritja ekonomike pritet 2.6% në 2023. Qeveria plane për eurobondin e radhës - Business Magazine Albania

Rritja ekonomike pritet 2.6% në 2023. Qeveria plane për eurobondin e radhës

Rritja ekonomike

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet vitin e ardhshëm dhe rritja ekonomike është parashikuar të jetë vetëm 2.6% sipas projektbuxhetit për vitin 2023. Kjo ndikuar nga kriza globale e çmimeve që ka prekur edhe ekonominë shqiptare si dhe pasiguritë e shtuara prej saj.

Sipas draftit të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat pritet të arrijnë në 625.7 miliardë lekë, gati 5.3 miliardë euro, ndërsa shpenzimet buxhetore kapin nivelin e 687.2 miliardë lekëve, ekuivalente me 5.8 miliardë euro.

Në relacionin projektbuxhetit të ri, rritja e të ardhurave buxhetore  do të realizohet nga miradministrimi, lufta ndaj evazionit si dhe fokusi drejt tatimpaguesit që sjellin më shumë para për arkën e shtetit. Kontribut të konsiderueshëm në këtë të fundit pritet të japë edhe rritja e fortë e çmimeve veçanërisht e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Lexo edhe: Projektbuxheti 2023/ Qeveria rikthen lojërat e fatit. Taksë për kompanitë energjetike dhe profesionistët e lirë

Sa i takon shpenzimeve buxhetore, që janë ndjeshëm më të larta se një vit më parë, fokusi do të jetë veçanërisht te investimet publike që për vitin e ardhshëm janë planifikuar 122.2 miliardë lekë duke përfshirë edhe fondin e rindërtimit në masën 5 miliardë lekë. Prioritet do të ketë vazhdimësia e projekteve ekzistuese por edhe nisja e projekteve të tjera të reja infrastrukturore.

Qeveria zotohet të ulë më tej borxhin publik për vitin e ardhshëm në nivelin e 67.5%, nga 68.8% i pritshëm për vitin aktual. Ndërkohë, që qeveria duket se do ti drejtohet sërish tregjeve ndërkombëtare edhe vitin që vjen përmes emetimit të një Eurobondi të ri nëse kushtet do të jenë të favorshme.

Projektbuxheti pritet te mbledhë të ardhura shtesë nga paketa e re fiskale si dhe nga dy ligje të reja që pritet të hyjnë nga 1 janari. Nga paketa fiskale priten 4.5 miliardë lekë, ndërsa nga lojërat e fatit 2 miliardë lekë. Gjithahstu qeveria do vër një taksë mbi kompanitë energjetike që eksportojnë me çmime tregu dhe parashikon të mbledhë 8.3 miliardë lekë. Në total, nga këto masa fiskale pritet të mblidhen 14.8 mld lekë ose 130 milionë euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0