Rritja e rasteve me COVID, Italia dhe Britania izolohen gjatë festave - Business Magazine Albania

Rritja e rasteve me COVID, Italia dhe Britania izolohen gjatë festave

Shkencëtarët britanikë u përballën të shtunën me një sfidë serioze për të konfirmuar nëse një mutacion i koronavirusit ishte shfaqur këtë muaj në Angli, i cili mund të jetë rezistent ndaj vaksinave që po prodhohen aktualisht. Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një mbledhje të kabinetit të premten ndërkohë që po shtohet alarmi për kërcënimin nga ky mutacion, i cili është pagëzuar me inicialet VUI -202012/01. Zoti Johnson tha në një konferencë për shtyp të shtunën se nuk ka ende prova që vaksinat ekzistuese nuk japin efekt përballë këtij varianti, por shtoi “Ka shumë të panjohura ende”. Ai vuri në dukje se variant i ri është deri në 70% më ngjitës se variantet e mëparshme.

Udhëheqësi britanik njoftoi një mbyllje thuajse të plotë të Londrës dhe Anglisë juglindore, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda. Të gjithë dyqanet për artikuj jo të domosdoshëm janë të mbyllur dhe nuk lejohet lëvizja e banorëve nga Londra për në një pjesë të madhe të Anglisë juglindore dhe anasjelltas.

Ministri i shëndetësisë Matt Hancock tha më herët se varianti i ri mund të jetë faktor në përhapjen më të shpejtë të koronavirusit në Anglinë juglindore dhe Londër, por nuk ka prova që sugjerojnë se shkakton sëmundje më të rëndë apo se u reziston vaksinave që sapo janë miratuar në SHBA dhe Britani.

Varianti i ri i virusit përmban 23 mutacione, përfshirë në proteinën që i mundëson këtij patogjeni të penetrojë në qelizat e njeriut dhe të shumohet. Që nga shfaqja e virusit në Wuhan të Kinës janë shfaqur shumë mutacione. Virologët thonë se pjesa më e madhe e mutacioneve është evolim normal i virusit, por në disa raste mund të rezultojë në shtim të kapacitetit për infektim.

LEXO: Rritja e infektimeve/ Nga Gjermania, Italia tek Holanda Franca, mbyllje të reja në prag të Krishtlindjes

Edhe Italia urdhëroi të premten hyrjen e të gjithë vendit në karantinë, për pjesën më të madhe të sezonit të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve me Covid-19. Kryeministri italian Giuseppe Conte i quajti kufizimet një ”vendim të dhimbshëm ”, por tha se duheshin vendosur pasi mbledhjet familjare mund të ndiznin përhapjen e mëtejshme virusit.

“Covid-19 vazhdon të qarkullojë kudo. Ne mund ta mbajmë nën kontroll, por nuk mund ta mposhtim atë” tha Conte. “Kjo është arsyeja pse edhe midis ekspertëve tanë ekziston një shqetësim i fortë se kurba e infeksionit mund të rritet gjatë periudhës së Krishtlindjes”.

Vendimi vjen ndërsa Lombardia, Veneto dhe Lazio regjistruan një normë transmetimi mbi 1, që do të thotë se virusi po përhapet përsëri me ritme të larta në këto tre rajone kryesore pas javësh të tëra të uljes së kurbës së infektimit.

Italia ishte vendi i parë perëndimor i goditur nga pandemia dhe gjithashtu ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve në Europë, duke arritur gati 67,900 të vdekur të premten.

Cilat janë rregullat e reja?

Dekreti i ri vendos kufizime të rrepta në lëvizjet gjatë festave dhe fundjavave nga 21 dhjetori deri në festën e Epifanisë së 6 Janari.

Për të lejuar që njerëzit të jenë bashkë për Krishtlindje, vizitat tek anëtarët e familjes së jo më shumë se dy personave do të lejohen.

Kufizimet e reja nuk do të lejojnë drekat e Krishtlindjeve në restorante, siç ishte parashikuar në një dekret të mëparshëm, megjithëse lejohet shpërndarja nga restorantet. Për të zbutur goditjen në një sektor tashmë të shkatërruar, dekreti përfshin 645 milion euro ndihma.

Dekreti lejon daljet vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe gjëra të domosdoshme si blerja e ushqimeve ose shkuarja në farmaci. Në katër ditë jave, dyqanet e tjera do të jenë të hapura deri në orën 21:00.

Italia është vendi i fundit i BE që vendos një bllokim gjatë festave të fundvitit. Holanda hyri në një bllokim pesë-javor të martën. Javën e kaluar, Gjermania shtoi masat e bllokimit deri në 10 janar për të ndaluar rritjen e rasteve të reja. Austria njoftoi të premten se do të shkonte në bllokimin e tretë të koronavirusit menjëherë pas Krishtlindjeve. Greqia po ashtu ka njoftuar se masat izoluese do të jenë në fuqi deri në 7 janar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0