Rritja e pagave në administratë nis këtë muaj. Ja disa shembuj

Rritja e pagave në administratë nis këtë muaj. Ja disa shembuj


Duke nisur nga 1 Prill ka hyrë në fuqi vendim i Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave në pozicionet e administratës publike. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që përcakton se sa do të jetë niveli i rritjes së pagave.

Rritja përfshin 65 mijë punonjës të administratës, ndër të cilët 308 janë diplomatë, 3500  punonjës të burgjeve, 36 mijë mësues, 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë e staf shëndetësor dhe 6.800 ushtarakë.Rritja e pagave në total do të shkojë deri në 20%.

Le t’i konkretizojmë me disa shembuj: një drejtor shkolle i arsimit të mesëm paguhej 57000 mijë lekë dhe tani do të paguhet 61000 lekë, (pra 6% më shumë).

Lexo: 2019, rriten pagat në arsim, mjeksi e ushtri

Një edukatore kopshti paguhej 32000 lekë, ndërsa tani do të paguhet 34000 lekë. Për ushtarakët rritja konsiston me 17%. Sipas institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin e parashikimit 2019, Shqipëria bashkë me Moldavinë dhe Ukrainën renditen si vendet me nivlin më të ulët të pagave në Europë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0