Rritet tatimi mbi pronën për të pasurit në Prishtinë, ulet për të varfërit

Rritet tatimi mbi pronën për të pasurit në Prishtinë, ulet për të varfërit


Me reformat e nisura nga viti i kaluar për Tatimet në Pronë në komunën e Prishtinës, del se më në fund personat me më pak të ardhura, apo kategoria e personave të varfër, do të përfitojnë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha sot se të gjitha pronat që konsiderohen më të pasura, tani me reformat e reja do të paguajnë tatim më të lartë për dallim nga pronat të cilat janë më në largësi të qendrës ose kanë vlerë më të ulët të pronës.

Ahmeti tha se tatimpaguesit do të paguajnë vetëm sa është vlera e tregut në lagjen ku ata banojnë. Ai ka përmendur sheshet e Prishtinës, ku çmimi që kanë paguar qytetarët deri më tani ka qenë 400 euro për metër katrorë, kurse vlera e tregut sipas tij është rreth 1500 Euro.

“Shembull: deri më tani në qendër të Prishtinës, në sheshet kryesore, prona është vlerësuar me 400 Euro për metër katrorë. Ndërkohë dihet se vlera e tregut është rreth 1500 euro. Prapë nuk e kemi bërë vlerën e tregut, por ju kemi përafruar… Ndërsa se sa po shkon vlera e tregut!? Kjo varet, sepse rregullorja i ka rrugët e caktuara dhe zonat, dhe e ka të definuar secilën zonë se si shkon. Ne do të dëgjojmë çdo ankesë, mirëpo në qoftë se dikush vjen dhe e ka shtëpinë me vlerë 200.000 euro dhe tash ankohet se ka paguar 50 euro në vit dhe tash e ka 150, më vjen keq por ne mendojmë që ata që e kanë gjendjen më të mirë ekonomike duhet ta bartin një pjesë më të madhe të barrës dhe natyrisht mbledhja më e mirë e tatimit në pronë rezulton në ofrim të shërbimeve më të mira“, tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka përmendur edhe lagjet që cilësohen si “lagje të varfra” të qytetit, ndërsa në realitet bëjnë pjesë në lagjet e pasura. Përndryshe Ahmeti tha se një pjesë e madhe e zonave të cilat konsiderohen si të varfra u janë ulur tatimet mbi pronë.

“Shembull në të kaluarën ‘Kodra e Trimave’ ka qenë e paraparë në zonën e dytë, që është zona e dytë më e lartë për nga pagesa, duke u thënë se është në afërsi prej qendrës, ndërsa lagjja ‘Veternik’, lagjja ‘Qëndresa’, lagjja ‘038’, ‘Fshati Ndërkombëtarë’, dhe të gjitha këto lagje të cilat konsiderohen si lagje më të pasura kanë qenë zonë e kategorisë 7, 8, 9, domethënë si lagje më të varfra në zonën e Prishtinës. Pra, këto gjëra kanë ndryshuar tashmë. Një pjesë e madhe e këtyre zonave të cilat ne i konsiderojmë me gjendje më të rëndë sociale u është zvogëlua tatimi në pronë, por ata nuk i dëgjoni duke u ankuar sepse askush nuk ankohet për zvogëlim. Ndërsa në disa lagje është bërë vlerësim më i drejtë i pronës”, tha Shpend Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se mund të bëhet ankesë për raste të veçanta ku një familje nuk i ka kushtet të paguaj dhe sipas tij me ankesë mund të rregullohet çdo gjë.

“Ka mundësi të tjera, po them çdo gjë mund rregullohet me ankesë. Çdo çështje do ta dëgjojmë. Në çoftë se një banesë është e vjetër dhe për shembull është ne shesh dhe në të kemi një familje shumë anëtarësh, atëherë ka mundësi që me ligj, me rregulloren të cilën e kemi kalua, të vlerësojmë edhe lirimet të cilat mund t’i bëhen dikujt për tatim në pronë“, tha i pari i Prishtinës.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0