Rritet çmimi i bukës me 10 lekë. Parashikohet rritje më e lartë në vazhdim - Business Magazine Albania

Rritet çmimi i bukës me 10 lekë. Parashikohet rritje më e lartë në vazhdim

çmimi i bukës

Prej më shumë se 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim prej 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës pohuan se shqetësuese për ta është edhe shtrenjtimi i çmimit të përbërësve të tjerë, ndërsa në terësi sektori po vuan edhe mungesën e punonjësve për shkak të emigrimit. Kompanitë në vend prej një viti po blejnë grurë me çmim 60% më të lartë se vjet dhe kjo i ka detyruar ata të rrisin çmimin nga fillimi i muajit gusht. Operatorët paralajmëroijnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.

Lexoni: Sa herë shani turizmin shqiptar, lini pa bukë një familje

Arsyet e rritjes të çmimit të grurit në bursa kanë ardhur për shkak të rënies të prodhimit nga disa shtete, për shkak të përmbytjeve e thatësirave. Një tjetër arsye është edhe rritja e konsumit të grurit nga Kina.

Për të amortizuar disi rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, qeveria duhet të ndërhyjë me heqjen e TVSH-së të grurit dhe miellit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0