Rriten sulmet nga viruset - Business Magazine Albania

Rriten sulmet nga viruset


Mesa duket, viruset e kompjutereve, te cilet na kishin “munguar” per disa kohe, jane rikthyer.
Termi “virus” perdoret per te percaktuar nje softuer apo program dashakeqes, i cili infekton skedaret e kompjuterit tone dhe shumohet, duke demtuar kompjuterin. Ka disa kohe qe malware-t e ketyre diteve nuk perhapen aq shume ne kete menyre.
Por cfare ka ndodhur? Microsoft-i ka vene re se viruset – te cilet perbenin vetem 5% te sulmeve ne kompjuterat mbi te cilat kompania krijon sondazhet e veta – jane rritur ne numer ne disa rajone.
 
Gjate tremujorit te fundit te vitit te kaluar, viruset perbenin 7.8% te malware-ve prezente ne kompjuteret e skanuar nga kompania. Ne disa vende, si Pakistani, Indonezia, Etiopia, Bangladeshi, Somalia, Egjipti dhe Afganistani, perqindja e kompjutereve me viruse varionte mes 35 dhe 44 perqind.
Microsoft shprehet se, pavaresisht se nuk ka te dhena te plota ne vendet e lartpermendura, ata kane vene re se 30 – 40% e kompjutereve ne disa shtete nuk kane antiviruse te perditesuara, krahasuar me nivelin prej 24% qe kjo shifer vleresohet ne bote.
 
Mbi 8 milione kompjutere jane te infektuar me virusin Sality, i cili u bashkangjitet skedareve te tipit .scr apo .exe. Ai mund te bllokoje proceset e kompjuterit apo sherbimet e softuereve te sigurise. Prek me teper kompjuteret me Windows XP.
Per te infektuar kompjuteret, Sality ka shfrytezuar nje dobesi qe eshte perdorur edhe nga Stuxnet, malware qe ishte projektuar per te shkaterruar mjetet e Siemens-it me te cilat punonte Irani ne programin nuklear. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0