Rriten lejet e ndërtimit deri në 360 për qind - Business Magazine Albania

Rriten lejet e ndërtimit deri në 360 për qind


Lejet e ndërtimit pësuan një rritje të shpejtë në tremujorin e parë të vitit 2016, duke sinjalizuar kështu një rritje të mëtejshme të sektorit të ndërtimeve pavarësisht vështirësive fiskale nga rritja e taksave në këtë fillim viti.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lejeve të dhëna në tre mujorin e parë arriti në 65 nga vetëm 14 të tilla në të njëtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rritje mbi 360%. Rekordet për dhënien e lejeve i mbajtën qytetet e Tiranës, Fierit dhe Beratit. Në Tiranë janë dhënë gjithsej 18 leje, bashkia e Beratit ka dhënë 13 të tilla dhe ajo e Fierit 12, raporton Monitor.

Në bashkinë e Tiranës dhe të Fierit dhënia e lejeve ka ndjekur trendin e muajve të fundit, por në Bashkinë e Beratit më 2015 ishte dhënë vetëm një leje. Rekorde lejesh janë shënuar edhe në qytetin e Lezhës, bashkia e të cilës ka firmosur për ndërtimin e tetë objektëve. Në katër tre mujorët e fundit kjo bashki nuk ka dhënë asnjë leje. Lejet e dhëna përfaqësojnë një sipërfaqe rreth 62.170 meter katrror , sipas INSTAT. Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zëne 58,5 % të numrit të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zënë 41,5 %.

Përqendrimin më të madh të lejeve e ka qarku i Tiranës me 27,7 % dhe Beratit me 20 %. Në dy vitet e fundit, rekordin për lejet e ndërtimit e mban tremujori i dytë 2015, me 99 të tilla, kohë që përkon me muajt e fundit përpara ndryshimit të pushtetit lokal (zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj u zhvilluan në qershor 2015).

 

/GazetaEkonomia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0