Rriten kreditë me probleme. Inflacioni dhe rritja e normave të interesit shkaktarë kryesorë - Business Magazine Albania

Rriten kreditë me probleme. Inflacioni dhe rritja e normave të interesit shkaktarë kryesorë

Kreditë me probleme u rritën lehtë përgjatë nëntorit të vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huatë me probleme arritën në 5.05% në fund të nëntorit, nga 5% që ishin në tetor të vitit që lamë pas. 

Ky zgjerim i huave me probleme këtë periudhë vjen pas 5 muaj radhazi rënie të vazhdueshme. Ndëkrohë, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, raporti i kredive me probleme është ulur me gati 1.15%.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë krizat dhe goditjet e njëpasnjëshme që është përballuar ekonomia shqiptare të paktën në tre vitet e fundit, dukshëm ky tregues është i qëndrueshme dhe rezulton të jetë në nivelet më të ulta historike.

Lexo edhe: Njihuni me pesë aplikacione që do ju ndihmojnë me financat personale gjatë 2023-it

Raporti i kredive me probleme në fakt i rezistoi edhe krizës së pandemisë ku asokohe Banka Qendrore si përgjigje nga ana e saj ndërmori edhe një masë për ristrukturimin e kësteve të kredive.

Deri më tani duket se efektet e këtyre krizave që kanë prekur jo pak bizneset dhe buxhetet e familjeve shqiptare nuk janë reflektuar në sistemin bankar, por mbetet për t’u parë nëse do të materializohen përgjatë vitit 2023 nisur edhe nga pasiguritë e mëdha që po shoqërojnë ekonominë.

Kjo duke marrë në konsideratë edhe rritjen e normave të interesit, por edhe presionet inflacioniste me rritjen masive të çmimeve, që edhe pse kanë shfaqur ngadalësim vijojnë të qëndrojnë të larta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0