Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u kërkoi bankave të rrisin nivelin e kreditimit gjatë fjalës së mbajtur në 20-vjetorin e krijimit të Shoqatës së Bankave.
Sipas guvernatorit, ulja e kredive të këqija dhe niveli i lartë i likuiditetit që bankat kanë në dispozicion, duhet të reflektohet në kredi për sipërmarrjen dhe familjet.
“Sektori bankar duhet të përmbushë më mirë rolin e tij të ndërmjetësuesit të fondeve në ekonomi. Përmirësimi i treguesve të shëndetit, reduktimi i rrezikut të kredisë dhe konsolidimi i sektorit bankar, duhet t’i hapin rrugë një përqasjeje më aktive të bankave në kredidhënie. Potenciali financiar i vendit duhet të pasqyrohet më mirë në kreditimin e bizneseve dhe familjeve shqiptare”, tha Sejko.
Guvernatori kërkoi gjithashtu që bankat të përpiqen t’i alokojnë fondet në sektorët më produktivë dhe sektorët që paraqesin më shumë potenciale zhvillimi afatgjatë.
Lexo: Prej vitesh rreth një e treta e popullsisë shqiptare ka kredi
Nisur nga politikat nxitëse dhe zhvillimet në sektorin privat të fundi, turizmi dhe teknologjia e informacionit duket më dinamikë, krahas shumë sektorëve të tjerë në shërbime.
Këtë vit të dhënat tregojnë se ka një rritje të lehtë të financimit, por, kreditimi i sipërmarrjes është në rënie prej rreth 5 vitesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.