Rripi funksionon në mënyrë të ngjashme me një ndjesor sporti që përdoret zakonisht për monitorimin e kalorive të harxhuara, hapave të bërë, kohës gjatë së cilës përdoruesi i tij rri ndjenjur, dhe madje ai mund të masë edhe përmasat e belit tuaj.
Me anë të sistemit të tij të matjes së përmasave të belit, rripi sinjalizon kur vë re rritje të saj, për të mos e tepruar me ushqimin, dhe ju paralajmëron gjithashtu nëse qëndroni shumë ndenjur.
Bateria e tij mund të zgjasë deri në 20 ditë dhe ai lidhet më një aplikacion në celularin tuaj duke shfaqur të dhënat e matura.
Rripi ofrohet në Kickstarter në modele të ndryshme, ku ai më i liri kushton 69 dollarë.
burimi: krokodili.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto