Rreth 90% e përdoruesve të internetit në botë, po mbikëqyren

Rreth 90% e përdoruesve të internetit në botë, po mbikëqyren


Një raport i ri pretendon se media sociale nuk vjen falas. Përkundrazi, është plot me aktorë me qëllime të këqija që manipulojnë zgjedhjet dhe me zyrtarë qeveritarë që vëzhgojnë përdoruesit.

Raporti, Liria në Rrjet 2019, vjen nga organizata mbikëqyrëse, Freedom House.

Ndërsa përpjekjet e vazhdueshme për të ndërhyrë në zgjedhje janë një shqetësim i madh, thellësia e mbikëqyrjes është po aq shqetësuese. Sipas raportit, 40 nga 65 vendet që i studioi (rreth 62 për qind) “kanë krijuar programe të avancuara të mbikëqyrjes”.

Lexoni gjithashtu:

Qeveritë spiunohen përmes WhatsApp

Për sa i përket lirisë së internetit, Kina renditet si vendi i fundit. Rusia dhe Egjipti gjithashtu u vlerësuan si “jo të lira”. Në total, “89% e përdoruesve të internetit ose afro 3 miliardë njerëz” janë pre e një lloj programi të mbikëqyrjes, një numër absolutisht mahnitës.

Dhe si po e bëjnë ata këtë është po aq mahnitëse. Për shembull, raporti vëren se në Iran, ekziston një “ushtri prej 42,000 vullnetarësh që monitorojnë fjalimet në internet”. Kurse Partia Komuniste e Kinës ka një sistem të ngjashëm të rekrutëve të cilët i kontrollojnë të dhënat dhe “përmbajtjet problematike”. Ndërkohë, kompania kineze Semptian krenohet se sistemi i saj i mbikëqyrjes Aegis e ndihmon atë të monitorojë mbi 200 milionë njerëz në Kinë.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara cilësohen si “të lira” ndaj censurës në internet, raporti sqaron se SHBA-të nuk janë aq ‘të pafajshme’. Raporti përmend kompaninë izraelite të sigurisë kibernetike Cellebrite, e cila kohët e fundit ra dakord për një marrëveshje të re me ICE-në (kompani amerikane) me vlerë rreth 30-35 milionë dollarë. Mjetet e Cellebrite u mundësojnë përdoruesve të hakojnë lehtë telefonat dhe të rrëmbejnë të gjitha llojet e të dhënave.

Gjithashtu, vendet e tjera po dërgojnë zyrtarë në SHBA për të mësuar se si të monitorojnë mediat sociale.

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0