Rregullat që çdo sipërmarrës duhet të dijë lidhur me mediat sociale

Rregullat që çdo sipërmarrës duhet të dijë lidhur me mediat sociale


Sot marketingu dixhital po thyen çdo tabu dhe po i kalon pritshmëritë. Lidhja mes biznesit dhe mediave sociale është bërë e ndërsjelltë. Pasi jo vetëm biznesi po përfiton nga mediat sociale por edhe mediat sociale gjithashtu. Në këtë artikull do të lexoni pesë rregulla që çdo sipërmarrës duhet të dijë lidhur me mediat sociale:

  • Prodhoni përmbajtje cilësore 

Ajo që thoni në mediat sociale është më e rëndësishme, sepse po flisni me një audiencë më të madhe. Shpesh herë mendohet se sa më shumë postime të bëhen në rrjetet sociale aq më lexueshmëri apo ndjekje do keni. Por sipas studimeve të fundit ka rezultuar se nëse ju bëni një postim me cilësi të lartë në faqe, atëherë të shumtë do të jenë ata që do t’i rikthehen këtij postimi edhe pas disa kohësh, sepse ju në këtë mënyrë do të krijoni hap pas hapi një përbajtje cilësore.

Lexo: 7 profesione që mund t’i bëni lehtë nga celulari

  • Jini të hapur dhe angazhues

Media sociale është një bisedë e dyanshme. Prodhimi i përmbajtjes cilësore është vetëm gjysma e bisedës. Dëgjoni se çfarë po thonë ndjekësit tuaj për markën tuaj. Këta janë klientët tuaj (ose klientët e mundshëm), dhe ata duan të dinë se ju jeni duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

  • Përqëndrohuni në gjërat specifike

Media sociale është rritur aq shumë sa njerëzit janë mbledhur në bashkësi të vogla njerëzish që ndajnë interesa të ngjashëm. Si një biznes fillestar ose markë, shoqërohuni me njërën nga këto bashkësi dhe bëhuni lider i paketës. Në mediat sociale ju mund të zgjidhni që të keni një përmbajtje përgjithësuese ose sa më specifike, duke ruajtur një linjë të caktuar dhe duke u specializuar në një fushë të caktuar. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm se edhe në rast se zgjidhni njërën ose tjetrën, ju duhet të vazhdoni vetëm atë, sepse ndryshimi i shpeshtë ndikon negativisht tek audienca. Mediat sociale përbajnë në vetvete një zhurmë të madhe informacioni, prandaj edhe këshillohet që ju të jeni shumë të kujdesshëm në ruajtjen e vetëm një linje informacioni.

  • Përdorni mediat sociale për të ndërtuar biznesin tuaj, dhe anasjelltas 

Pronarët e bizneseve shpesh i shohin mediat sociale si një komponent të marketingut ose PR. Sidoqoftë, media sociale është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndërtuar raporte si drejtuese në hapësirën ku po veproni brenda.

Lexo: A është e rëndësishme media sociale në jetën tonë?

  • Përqafoni kulturën unike të çdo rrjeti social

Çdo rrjet social tërheq një audiencë të ndryshme të përdoruesve. Përqafoni individualitetin e secilit shërbim dhe luani në pikat e tij të forta Gjithashtu ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm për të përdorur  edhe kulturën specifike të medias sociale të cilën përdorni më shumë, sepse cdo media sociale ka një kulturë të sajën, të cilën përdoruesit e saj e njohin shumë mirë.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0