Rregullat që çdo punonjës duhet të ndjekë në 2019 nga Fatmir Gjoni - Business Magazine Albania

Rregullat që çdo punonjës duhet të ndjekë në 2019 nga Fatmir Gjoni


Të gjithë kemi qenë apo aktualisht jemi punonjës në kompani të ndryshme, organizata apo institucione dhe shpesh herë hasemi me probleme të ndryshme që vijnë qoftë nga mos korrektesa jonë apo ajo e punëdhënësit tonë. Por asnjëherë nuk është mirë që të japim pak nga vetja dhe të kërkojmë shumë, kjo nuk funksionon. Në qoftë se ju jepni dhe kërkoni më të mirën nga vetja, do të merrni më të mirën. Rregullat janë krijuar për t’u ndjekur dhe çdo njëri prej nesh në radhë të parë i ndjek për të qenë në rregull me veten pastaj me eprorët e tyre.

Lexoni: 11 rregullat e suksesit që çdo punonjës i Apple i ka kartën ID të tij

Në këtë fillim viti është e rëndësishme të merrrni parasysh sugjerimet e mëposhtme që çdo njëri prej jush duhet t’i ndjekë:

  • Mos prisni t’iu trajnojë kompania/pronari/kolegët për të thënë “Më fal”, “Të lutem” dhe “Faleminderit” në ambientet e punës.
  • Nuk keni nevojë të prisni nga askush për të bërë punën që ju është ngarkuar. Duhet të keni vullnetin e brendshëm për ta bërë punën, pavarësisht kushteve e rrethanave që nënshkrove kontratën me veten dhe pranove punën. Po aq sa je i lirë ta lësh vendin e punës nëse nuk ndjen më vullnetin e brendshëm për ta bërë. Lirojeni atë pozicion pasi dikush tjetër mund të ketë vullnet më shumë se ju për ta bërë e ju mund të gjeni motivimin për të bërë diçka tjetër.
  • Mos prisni t’iu kontrollojë apo menaxhojë dikush. Vetë-kontrolloni/menaxhoni veten. Është forma më e mirë dhe më demokratike e menaxhimit. Por, po nuk e bëtë vetë, mos u ankoni kur dikush tjetër duhet t’ua imponojë që ta bëni.
  • Eksperienca apo vjetërsia në punë nuk do të thotë gjithmonë profesionalizëm.
  • Mbani egon mënjanë, ju jeni i zëvendësueshëm. Të gjithë jemi! Asnjëri prej nesh nuk ka në dorë rrotullimin e tokës. Thjeshtë bëhuni që në çdo minutë, ju, dhe jo pozicioni, të jeni shumë, shumë i nevojshëm.
  • Çdo vit, në 1 Janar fillon një vit i ri për të gjithë dhe po të gjithë jemi të barabartë për çfarë presim, e çfarë japim gjatë tij. E ky rifillim nuk varet tërësisht nga viti i kaluar. Thënë ndryshe, askush nuk sheh pas, por vetëm përpara.
  • Biznesi funksionon me objektiva dhe synime. Në çdo kohë kërkon optimizim kostosh e rritje fitimi. Duhet të jesh pjesë e tyre e nga to, pritet kontribuim. Nëse nuk ju pëlqen dhe doni të jeni të pavarur, ka plot alternativa përreth, si: shkoni hapni biznesin tuaj, punoni në shtet, shkoni punoni në fshat, ose shkoni kudo ku nuk ju kërkon kush llogari apo nuk i jepni kujt llogari. Nuk është krejtësisht përgjegjësi e biznesit për mënyrën sesi vendosni ta nxirrni jetesën tuaj.
  • Kafja, cigarja apo çdo formë tjetër e harxhimit kot në orarin e punës është kohë që paguhet nga dikush.
  • Nuk mund të jeni drejtues apo përgjegjës nëse nuk mbani të paktën një bllok shënimesh.
  • Celulari, kompjuteri, Excel, Powerpoint, Word, etj, janë mjete pune në dispozicionin tuaj për t’u lehtësuar punën. Mesoni t’i përdorni profesionalisht. Nuk iu falet të rrini gjithë ditën para një kompjuteri e të mos dini të përdorni excelin e të bëni një raport, të mos dini të shkruani një dokument në Word apo të mos dini të prezantoni një ide tuajën në një formë profesionale. Biznesi nuk e ka për detyrim t’ju mësojë gjërat bazike të kompjuterit p.sh., ashtu siç nuk e ka për detyrë t’ju mësojë të ngisni makinën. Për shumë aftësi bazë, punonjësi i vitit 2019 duhet të vijë vetë i pajisur paraprakisht, sikundër vjen ashtu siç i kërkohet, me patentë (leje drejtimi automjeti).
  • Në punë është e drejtë t’ju kërkojnë llogari e të jepni llogari. Nuk ka nevojë për ngarkesa emocionale ky proces. Është pjesë e punës. Raportimi për punën dhe kompaninë është si frymëmarrja për njeriun. Nuk mund ta refuzoni.
  • Nuk është çështje menaxhimi apo stili menaxhimi nga eprori që të kërkohet edhe zgjidhja kur parashtron një problem. Është kërkesë natyrale dhe është detyra juaj ta dini. Nuk mund të bjerë flaka e gjithmonë të presësh zjarrfikësit të vijnë e ta shuajnë.
  • Jo çdo gjë vjen vetëm nga lart. Rrëmujën në vendin e punës në mbi 90% të rasteve e krijoni vetë ju bashkë me kolegët e tjerë. E kështu me radhë, vazhdojnë thashethemet, intrigat e deri edhe vetë kultura e gjithë kompanisë / organizatës / institucionit.
  • Mos u viktimizoni e as mos e lejoni veten të bini viktimë. Jetoni në një botë të lirë ku keni të drejtë të merrni vendime për veten, kundrejt situatave me të cilat përballeni.
  • Është përgjegjësi dhe zgjedhje individuale, totalisht e juaja, të vendosni të evoluoni, përparoni, përmirësoheni, synoni, ndryshoni apo të rrini në vend numëro. Ligjet e natyrës e shtrijnë efektin e tyre edhe në kompani apo çdo vend pune. Ndaj edhe aftësitë e zhvillimi juaj tregojnë nëse do mbijetoni, do jeni i sukseshëm apo do të dështoni. Nëse nuk e bëni ju, dikush tjetër do ta bëjë në vendin tuaj. Quhet cikël natyror i pandalshëm.
  • Mos prisni t’ju motivojë dikush, edhe pse do ishte një plus i madh po të ndodhte. Vetëmotivimi është 10 me 1 në raport me motivimin që na vjen së jashtmi, që do të thotë duhet të motivoni veten 10 herë që të arrijë dikush t’ju motivojë 1 herë. Askush nuk e ka mësuar notin duke pritur që dikush ta shtyjë të hidhet në lumë. Duhet pak nga pak vetë ta kini atë motivim.
  • E në fund, puna është njëra nga format më të vlefshme për t’u ndjerë i dobishëm. Respektojeni atë!

Lexoni: Pse punonjësit tuaj do t’i duan rregullat ’90 -10 ‘- dhe po ashtu dhe ti

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0