Roboti që mëson të shkruajë si njeri

Roboti që mëson të shkruajë si njeri


Kur fëmijëve u trgohet një objekt i ri, të tilla si një shkronjë alfabeti, një foto ose një element i botës kanë nevojë vetëm për pak kohë për ta identifikuar atë me saktësi. Ndërsa robotët duhen trajnuar qindra dhe mijëra herë për të identifikuar jo vetëm një objekt, por edhe për ta identifikuar atë nga kënde të ndryshme.

Kështu shkencëtarët për ta zgjidhur këtë problem kanë hartuar një algoritëm, i cili i lejon robotët të mësojnë vizualisht në të njëjtën mënyrë si bëjnë njerëzit. Kjo i ka lejuar ata jo vetëm ta identifikojnë një objekt nga forma e tij, por edhe ta tërheqin atë për veten e tyre, njësoj si bëjnë fëmijët e vegjël kur janë duke mësuar.

Profesor Joshua Tenenbaum, një shkencëtar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, i cili ishte edhe i përfshirë në studim, tha: “Para se fëmjët të shkojnë në kopësht, ata mësojnë të njohin koncepte të reja nga një shembull i vetëm dhe mund edhe të imagjinojnë shembuj të tjerë, që nuk i kanë parë. Ne jemi ende larg nga ndërtimi i robotëve të zgjuar si një fëmijë njerëzor, por kjo është hera e parë që kemi pasur një të tillë, i cili është në gjendje të mësojë.”

Ky algoritëm është krijuar gjithashtu edhe me bashkëpunimin e Dr. Brenden Lake, një shkencëtar i Universitetit të Nju Jorkut. Roboti u testua në më shumë se 1.600 lloje simbolesh të shkruara me dorë në 50 alfabete të ndryshëm ose kode. Ato përfshinin Sanskritisht, Tibetian, Gujarati, Glagolitik, si edhe letra imagjinare të treguara seriale televizivë. Programi ishte vazhdimisht në gjendje ti riprodhonte këto simbole, të cilët ju shafaqën vetëm njëherë.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0