Risitë e pritshme të iPhone 13 - Business Magazine Albania

Risitë e pritshme të iPhone 13

iPhone 13

Vjeshtën e ardhshme pritet të prezantohet modeli i ri iPhone 13, EverythingApple Pro, ka shfaqur imazhet e para se si do të duket modeli i ri iPhone 13, që pritet të prezantohet në vjeshtë nga Apple dhe të dalë në shitje në muajin Tetor.

Në modelin e ri pritet të ketë një ndryshim i ekranit. Do të ketë një përditësim në 120Hz ProMotion.

Ndaj pritet të kemi për herë të parë funksionin “always on”, duke nënkuptuar ekranin gjithë kohës të ndezur). Por, nga Apple pritet gjithçka dhe mund të kemi surpriza.

Këto ndryshime priten të jenë vetëm për versionin iPhone 13 Pro.
Mes përditësimeve më interesante të Apple janë videot me modalitetin portret, me procesorin e ri A15. Kjo ju mundëson të regjistroni video në “Portrait Mode” dhe më pas t’i modifikoni ato, duke ndryshuar fokusin apo parametra të tjerë.

Lexo: Apple kthehet në krye: iPhone është telefoni inteligjent më i shitur globalisht në Q4 2020

Edhe modifikimet në WiFi do të ulin konsumin e baterisë. Gjtihashtu, pritet të ketë një identifikim përmes fytyrës me maska. Në të gjithë ekranin Apple do të rikthejë  hyrjen me prekje (Touch ID).

Modelet e reja iPhone 13 pritet të kenë një çmim pak më të lartë se iPhone 12, falë procesorit të ri A15 dhe të gjitha risive të përmendura më lart.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0