Risia e Instagram, limiton kohën që kaloni në aplikacion

Risia e Instagram, limiton kohën që kaloni në aplikacion


Nëse Instagrami është shkaku kryesor i humbjes së kohës, aplikacioni së shpejti do t’ju vijë në ndihmë.

Instagram do të shtojë një opsion që ju njofton kur keni kaluar limitin e kohës në aplikacion.

Një menu e re do t’ju lejojë të monitoroni kohën që kaloni në aplikacion, me një tabelë që mat përdorimin ditor gjatë një jave. Aty ju mund të aktivizoni “alarmin ditor”, duke vendosur limitet ditore për aplikacionin. Në momentin që ky limit arrihet, në ekranin e telefonit tuaj do të merrni një njoftim.

Zyrtarisht nuk dihet se kur do të lançohet ky opsion, por kompania tregon se është në fazat e testimit.

Megjithëse Instagram nuk i ka konfirmuar ende këto veçori, CEO Kevin Systrom më parë deklaroi se kompania po punonte për disa karakteristika që synojnë të ndihmojnë përdoruesin për “si ndikon koha e shpenzuar në internet te njerëzit”.

Opsionet e reja të monitorimit të përdorimit të Instagram vijnë pasi kompanitë e teknologjisë po përballen me një presion gjithmonë në rritje për të zvogëluar varësinë ndaj produkteve të tyre.

Më herët këtë vit, Google njoftoi se versioni i ardhshëm i Android, Android P, do të vijë me monitorimin e aplikacioneve dhe opsionin e limitit kohor. Apple iOS 12 gjithashtu do të shfaqë edhe statistika më të detajuara të përdorimit dhe aftësinë për të vendosur afate kohore për aplikacione specifike.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0