RISI Albania, sjell më shumë mundësi për agrobiznesin

RISI Albania, sjell më shumë mundësi për agrobiznesin


Nëse keni ide që krijojnë vende të reja pune në sektorin e agrobiznesit kjo është thirrja e duhur për ju! Lexoni për më shumë Termat e Referencës dhe aplikoni para datës 10 shkurt!

RISI Albania synon përmirësimin e funksioneve dhe rregullave të një sistemi specifik, për një cilësi më të mirë jetese për njerëzit në nevojë përmes:

Veprimit sistemik – të kuptojmë ku, si dhe pse tregu përjashton, apo nuk lejon të rinjtë të përfitojnë prej tij, duke ndërgjegjësuar aktorët dhe adresuar këto mungesa.

Lexo: Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Rolit lehtësues – katalizator që nxit, por nuk mer përsipër funksionet e tregut apo partnerëve.

Nivelit të mbulimit – nxitje  e sipërmarrësve të gatshëm të zgjerojnë biznesin në mënyrë të qëndrueshme, duke bashkëpunuar me sektorin publik për të krijuar kuadrin për zhvillim.

Ndryshim i Qëndrueshëm – për t’u mundësuar partnerëve në treg të ndjekin një strategji gjithëpërfshirëse zhvillimi, teksa krijojnë partneritete dhe sigurojnë burime të mjaftueshme për të garantuar rritje të qëndrueshme.

Për më shumë informacion vizitoni faqen  https://www.risialbania.al/thirrje-per-propozime/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0