RISE: Lançimi i Programit për Sipërmarrësit e Rinj për Ndryshimin e Ballkanit Perëndimor

RISE: Lançimi i Programit për Sipërmarrësit e Rinj për Ndryshimin e Ballkanit Perëndimor

RISE

BALLKANI PERËNDIMOR – Projekti RISE do të mbështesë mbi 200 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në zhvillimin e ideve të bizneseve sociale. Përmes një serie workshopesh, programesh mobiliteti dhe mbështetjes financiare, të rinjtë do të gëzojnë mundësinë për të mësuar, për t’u rritur, zhvilluar idetë e tyre të biznesit dhe në të njëjtën kohë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve të tyre lokale.

Të rinj sipërmarrës nga Ballkani Perëndimor, të cilët janë gati për të sjellë një ndryshim do të kenë një oportunitet për të aplikuar dhe përfituar nga programi i Rrugëtimit RISE që prej Gushtit, kohë e lançimit të thirrjes së hapur për aplikime. Pjesëmarrja në projektin RISE zhvillon aftësitë e të rinjve dhe kontribuon në punësimin e tyre.

RISE (Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Social) synon të pasurojë ekosistemin e sipërmarrjes sociale të Ballkanit Perëndimor dhe t’u mundësojë të rinjve të zhvillojnë zgjidhje sociale inovatore njëkohësisht duke kontribuar në pajtimin dhe bashkëpunimin në rajon. Një ndryshim pozitiv në Ballkanin Perëndimor është i mundur, ndërkohë që stabiliteti dhe prosperiteti mund të arrihen vetëm përmes përqafimit të pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon.

Projekti promovon dialogun dhe bashkëpunimin mes aktorëve dhe mes territoreve përmes mobilitetit të pjesëmarrësve të tij, organizimit të trajnimeve rajonale, workshopeve dhe eventeve, gjithashtu edhe krijimin e një rrjeti të vërtetë sipërmarrësish të rinj. Ky është një projekt 3 vjeçar i cili ka nisur në 1 Tetor 2019 dhe po implementohet përgjatë 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për të mësuar më shumë mbi këto mundësi mund të vizitoni: www.risewb.org si dhe faqeve përkatëse në Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Mbi projektin

Projekti RISE zhvillohet dhe monitorohet prej një konsorciumi të përbërë nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO), GROUPE SOS Pulse, South East European Youth Network (SEEYN), Institut Francais, dhe Franco-German Youth Office (OFAJ), dhe implementohet nga gjashtë inkubatorë lokal: ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business.

Objektivi i përgjithshëm i RISE është të përqafojë pajtimin në Ballkanin Perëndimor përmes promovimit dhe fuqizimit të sipërmarrjes sociale në rajon. Projekti hap hapësira të reja pajtimi për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, përmes një programi rajonal të mbështetjes së sipërmarrjes sociale.

Ky projekt është i bashkëfinancuar nga French Development Agency (AFD) dhe Regional Youth Cooperation Office (RYCO).

Mbi sipërmarrjen sociale

Një sipërmarrje sociale është një operator në ekonominë sociale, objektivi kryesor i së cilit është të ketë një impakt social më shumë se sa të gjenerojë fitim për pronarët ose aksionerët e tij. Ai operon duke siguruar të mira dhe shërbime për tregun në një mënyrë sipërmarrëse dhe inovatore dhe përdor fitimet e tij kryesisht për të mbërritur objektivat social. Ai menaxhohet në një mënyrë të hapur dhe të përgjegjshme dhe në veçanti përfshin punonjës, klientë dhe aktorë të prekur prej aktiviteteve të veta tregtare.

[*] Ky emërtim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të UNSCR dhe Opinionin e ICJ mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0