Në Kuvend ka mbërritur akti normativ që përjashton nga detyrimi i pagimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mjetet dhe pajisjet, që do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura nga fatkeqësitë.
Krahas kësaj, nga TVSH parashikohet të përjashtohen pajisje për ushtrinë.
Në argumentin për ligjin, ministria e Mbrojtjes, e cila ka propozuar ndryshimet, thekson se, “Këtë përjashtim e kemi kufizuar në rastet dhe afatet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Këto dy elementë janë pjesë e fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe përfaqësojnë një interes publik madhor”.
Goditjet e forta të tërmetit, pritej ta detyronin qeverinë të nisë rishikimin e ligjit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ligj ende në diskutim në Kuvend.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto