“Rikthimi” i euros. Banka Qëndrore Evropiane rrit “bindshëm” normat e interesit - Business Magazine Albania

“Rikthimi” i euros. Banka Qëndrore Evropiane rrit “bindshëm” normat e interesit

Pak pasi Banka Qendrore Europiane njoftoi rritjen për herë të parë në 11 vjet të normave të interesit me gjysmë pikë përqindjeje, presidentja e saj, Christine La Garde doli përpara gazetarëve për të dhënë disa shpjegime. La Garde e pranoi se lufta në Ukrainë dhe rritja e rrufeshme e inflacionit, e kanë errësuar parashikimin ekonomik të eurozonës.

“Ne presim që inflacioni, edhe pse pa dëshirën tonë, të vazhdojë të mbetet i lartë për disa kohë, për shkak të presionit të vazhdueshëm nga kuotimi i energjisë dhe ushqimeve dhe presioni që tubacionet e gazit kanë mbi zinxhirin e çmimeve. Agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës po influencon rritjen ekonomike. Ndikimi i inflacionit të lartë në fuqinë blerëse, kufizimet e vazhdueshme të ofertës dhe pasiguria më e lartë kanë një efekt frenues në ekonomi.” – u shpreh Christine La Garde, presidente e BQE.

Lexo edhe: Inflacioni në “qiell”. BQE pranë vendimit për rritjen e normave të interesit

BQE tha në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së këshillit të saj drejtues në Frankfurt se “gjykoi se ishte e përshtatshme të ndërmerrte një hap të parë më të madh në rrugën e normalizimit të normës së politikës, sesa sinjalizoi në mbledhjen e mëparshme” për shkak të inflacionit më të lartë se sa pritej dhe mbështetjes të skemës së re të blerjes së obligacioneve. BQE mund të ndodhet nën presion, edhe sepse diferenca e normave të interesit ndaj SHBA po zgjerohet. Pasi inflacioni atje arriti në 9.1 përqind në qershor, Rezerva Federale e SHBA ka të ngjarë të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë nga 1.5 aktuale në 1.75 përqind. Kjo vazhdon të ushtrojë presion mbi euron, që para disa ditësh kishte rënë në nivelin e dollarit amerikan. Dhe së fundi tregjet financiare vështrojnë edhe nga Italia. Kriza qeveritare atje nuk e lehtëson situatën për BQE. Zgjëedhjet e reja atje mund të çojnë në “turbulenca të konsiderueshme” në tregjet e obligacioneve qeveritare në eurozonë, nëse qeverinë e re do ta udhëheqin eurokritikët, dyshon Edgar Ëalk, kryeekonomist në Bankhaus Metzler. BQE ka shpallur një të ashtuquajtur instrument kundër fragmentimit. Përmes kësaj ajo dëshiron të zbusë paraprakisht turbulencat e mundshme në tregjet e obligacioneve qeveritare evropiane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0