Inflacioni në “qiell”. BQE pranë vendimit për rritjen e normave të interesit - Business Magazine Albania

Inflacioni në “qiell”. BQE pranë vendimit për rritjen e normave të interesit

Rritja e inflacionit në eurozonë me mbi 8%, zhvlerësimi i euros dhe kriza qeveritare në Itali kanë shtyrë Bankën Qendrore Europiane të mblidhet këtë të enjte për të vendosur se cfarë drejtimi do të marrin më tej politikat monetare. Kryetarja e saj, Christine Lagarde, njoftoi se për të parën herë pas 11 vjetësh do të ketë rritje të normave të interesit. Normat bazë pritet të rriten me 25 pikë bazë dhe më pas ndoshta me 50 pikë bazë në shtator. Në këtë mënyrë koha e normave negative të interesit do të përfundonte. Por shumë banka po reagojnë që tani. Vetëm në Gjermani gati 50 institucione financiare i kanë hequr plotësisht normat negative të interesit për depozitat e klientëve të tyre dhe ka të ngjarë që të tjera të pasojnë në javët në vazhdim. Por sa shpejt do t`i ngrejë BQE normat e interesit, është pyetja më interesante, thotë DW.

“BQE është shumë vonë me këtë lëvizje të saj. Duke pasur parasysh normën historikisht të lartë të inflacionit prej 8.6 për qind në eurozonë, situata është e pasigurtë. Bankat qendrore në të gjithë botën i kanë rritur normat e interesit, tani BQE duhet të tregojë se e merr seriozisht punën dhe lufton inflacionin e saj.” – u shpreh Gertrud Traud, kryeekonomiste e Landesbank Hessen-Thüringen për DW.

Është e rëndësishme, vazhdon  Traud, që mbikëqyrësit monetarë të bëjnë të qartë se janë të gatshëm të vazhdojnë të rrisin normat e interesit pas shtatorit, në mënyrë që të përmbushin mandatin e tyre. Që të mbajnë inflacionin në nivelin dy për qind, në mënyrë që vlera e euros të mbetet e qendrueshme. Megjithatë situata aktuale nuk është e lehtë për mbikqyrësit e euros. Nga njëra anë ata duhet të normalizojnë politikën monetare. Por nëse frenojnë shumë fort, mbysin ekonominë. “Në lidhje me çmimet e energjisë ata nuk mund të ndryshojnë gjithsesi asgjë”, shpjegon Martin Lück, kryeekonomist për Gjermaninë në menaxhuesin më të madh të aseteve në botë, Blackrock, “kështu që atëherë do të duhet të ulin çmimet për gjëra të tjera, mallra dhe shërbime.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0