Rikthehet tradita e prodhimit dhe eksportit të gështenjave - Business Magazine Albania

Rikthehet tradita e prodhimit dhe eksportit të gështenjave


Rritja intensive e volumit të eksporteve të gështenjave në këto 3 vitet e fundit po rikthehet në një burim kryesor të të ardhurave jo vetem për ekonominë e vendit, por edhe për mijëra familje që banojnë në zonat veriore të vendit, ku rritet e kultivohet kjo bimë e vyer, që po nxit dhe krijimin e një zinxhiri të ri të perspektivës së biznesit të gështenjës.

Gjatë këtij viti janë eksportuar drejt Italisë rreth 2500 ton gështenja. Çmimi i eksportit ka qenë 1.3 euro për kilogram, duke siguruar për kompanitë më shumë se 3.2 milionë euro të ardhura. Për nga vlera, gështenja është një treg i vogël, por rëndësia lidhet me volumin e zinxhirit të përfitimit, shprehen ekspertët.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, mbi 1200 ton gështenja eksportohen këtë sezon, kryesisht vetëm nga qarku i Shkodrës. Ndërsa masivi më i madh i gështenjave në Ballkan, me rreth 2000 ha shtrihet në zonën e Tropojës, përmbi “Bajram Curr”, e deri në bjeshkët e Dragobisë.

Mbi 80% e eksporteve shkojnë drejt Italisë ndërsa pjesa tjeter në Gjermani e Austri. Ndërsa përmes skemave subvencionuese dhe kreditimit me interesa të butë, politikat e qeverisë synojnë rikthimin e traditës së prodhimit të bollshëm të gështenjave në vend dhe eksportin masiv të tyre.

Burimi: aida.gov.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0