Rikthehet "Mjeshtëro Biznesin" nga Vasil Naçi - Business Magazine Albania

Rikthehet “Mjeshtëro Biznesin” nga Vasil Naçi

“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.

PËR KË ËSHTË I VLEFSHËM “MJESHTËRO BIZNESIN”?​
Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.

Ky program është i vlefshëm për ty nëse:

Kërkon të rritësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd
Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua
Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi
Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd
Ke nevojë të mësosh më shumë rreth inovacionit, marketingut dhe shitjes
Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin eksponencialisht fitimet e tua
Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit
Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira dhe më shpejt
Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare
Do të mësosh rreth transformimit dixhital, rrjeteve sociale dhe shitjeve online
Do të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi
Je duke punuar aktualisht në një biznes
Po mendon të nisësh një biznes të ri
Je gati të mësosh si ta drejtosh me sukses biznesin tënd, edhe pa qenë fizikisht aty.

Lexo edhe:Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi mbi 1500 njerëz me “Rruga drejt Suksesit”

PSE NJË PROGRAM PËR BIZNESIN NGA VASIL NAÇI?
Vasili është një sipërmarrës i cili ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor.

Vasili përvojën e tij 33 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirët në nivel global. Autor dhe bashkëautor i dhjetë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal.

Motivues, folës publik, inspirues, trajnues në AGNA Leadership Academy.

Ideator i event-trajnimit më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dedikuar suksesit personal dhe profesional.

Është nominuar disa herë si sipërmarrës i vitit. Vasili renditet ndër 10 sipërmarrësit më të pasur dhe me më shumë influencë në Shqipëri.

Kompanitë e tij punësojnë më shumë se 1,600 persona.

MËSO & ZHVILLOHU EKSPONENCIALISHT​
Njihu me praktikat më të mira falë të cilave mund të dallosh problemet ende të pazgjidhura, sfidat apo tendencat me të cilat përballet biznesi yt. Duke mjeshtëruar aftësinë e këqyrjes së biznesit përmes një prizmi më strategjik, do të zbulosh cilat janë prioritetet më urgjente dhe cfarë duhet të bësh që të përshpejtosh suksesin.

FUQIZO IDENTITETIN TËND
E ardhmja skalitet nga veprimet dhe identiteti yt aktual, e jo nga dëshirat e tua. Zbulimi, fuqizimi dhe përkujdesja për avantazhin tënd konkurrues është përcaktues në rrugëtimin drejt sukseseve të së ardhmes.

ZBULO SISTEMET MË EFIKASE
Biznesi është si një organizëm i gjallë ku mirëfunksionimi i çdo pjesë të tij është vendimtar për mbijetesën e deri tek lulëzimi i tij. Që kjo të ndodhë, krijimi dhe zhvillimi i sistemeve që garantojnë mjedis të shëndetshëm dhe nxitës për rritje është domosdoshmëri.

Blini biletën tuaj këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0