Prej ditës së sotme janë hequr të gjitha masat kufizuese për transportin publik ndërqytetas dhe atë brenda qytetit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur rifillimin e transportit publik, , por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Lexoni: NBA do të përdorë unazë smart, për të luftuar koronavirusin
“Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata, që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.”, tha ministrja Manastirliu.
Sot, më 23 Qershor, përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore që u vendos më 24 Mars si pasojë e situatës nga Covid-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.