NBA do të përdorë unazë smart, për të luftuar koronavirusin - Business Magazine Albania

NBA do të përdorë unazë smart, për të luftuar koronavirusin

NBA do të vendosë një unazë. Një komponent thelbësor i planit të rifillimit prej 100 faqesh- miratuar nga Shoqata e Lojtarëve- përqendrohet në mbajtjen e stafit dhe lojtarëve të 22 skuadrave të shëndetshëm brenda ‘’flluskës’’ së kompleksit Disney Wide World of Sports në Orlando. Duke përfshirë distancimin social, testime të shpeshta, dhe teknologji që mund të vishet.

Të gjithë lojtarët dhe stafi do t’u jepet mundësia që të mbajnë një unazë smart të lehtë prej titaniumi, krijuar nga komania Finlandeze Oura, e cila do të monitorojë disa parametra të lojtarit; rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, dhe temperaturën e trupit. Të dhënat e mbledhura nga sensorët e saj do të futen në një algoritëm, i cili sipas kompanisë mund të parashikojë fillimin e simptomave të koronavirusit deri në 3 ditë më parë me rreth 90% saktësi.

Të dhënat e unazës do të analizohen nga Universiteti i Miçiganit për të krijuar një indeks të rrezikut të sëmundjes. Pjesëmarrësit do të kenë qasje në të dhënat e tyre, të cilat nuk do të bëhen të publike përveç nëse rezultati i mundësisë së sëmundjes së këtij lojtari ose anëtari të stafit arrin një nivel të caktuar.

New York Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0