Starbucks ndryshoi kodin e veshjes në të gjitha dyqanet e saj në SHBA, duke kërkuar që punonjësit të veshin vetëm këmisha të zeza (me mëngë të gjata) dhe pantallona në ngjyrë khaki, të zezë ose xhins blu, nën përparësen ikonike të gjelbër.
Lexo gjithashtu: Ortoreksia, kur dëshira për ushqyerje të shëndetshme shndërrohet në rrezik
Sindikalistët e “Starbucks Workers United,” që përfaqëson mbi 10,000 punonjës në më shumë se 570 dyqane, raportuan se qindra punonjës nga 50 dyqane në SHBA janë larguar nga puna që prej të dielës për të protestuar kundër ndryshimeve.
Sindikalistët thonë se rregullat e reja ndryshojnë rëndë marrëveshjen paraprake dhe shtojnë barrën mbi punonjësit, shumë prej të cilëve kanë vështirësi financiare, duke i detyruar të blejnë rroba të reja për të respektuar kodin e ri, përndryshe rrezikojnë ndëshkime.
Starbucks tha për Bloomberg se puna vazhdon normalisht dhe se ndryshimi është i thjeshtë: “Vishni një këmishë të zezë, ose tuajën ose të ofruarën nga ne.”
Marrëveshja midis kompanisë dhe sindikatave ka zgjatur prej vitesh dhe oferta e fundit është refuzuar në prill.
Starbucks ka mbi 40,000 dyqane në mbarë botën, prej tyre rreth 17,000 në SHBA, ku punojnë rreth 200,000 njerëz.
Përparësja e gjelbër është simbol i Starbucks që nga viti 1987.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.