Restoranti holandez hap dyert për emigrantët, mund të punosh edhe nëse nuk e di gjuhën - Business Magazine Albania

Restoranti holandez hap dyert për emigrantët, mund të punosh edhe nëse nuk e di gjuhën

Në një kohë kur integrimi i refugjatëve mbetet një sfidë e madhe në Evropë, iniciativa sociale “A Beautiful Mess” në Holandë po tregon se si mund të ndihmohet çdo i ardhur i ri të gjejë një vend në shoqëri dhe në tregun e punës.

Fleur Bakker, një nga sipërmarrëset sociale më të suksesshme në Holandë, është themeluese e këtij projekti. Në restorantet dhe kafenetë e saj, refugjatët dhe kërkuesit e azilit marrin trajnim të paguar si punë, edhe nëse nuk kanë njohuri të gjuhës. “Kur fillova para njëmbëdhjetë vitesh, kisha pothuajse aspakkapital. Sot, ‘A Beautiful Mess’ ka tetë restorante dhe kafene refugjatësh në tre qytete të ndryshme. Për vitin 2026, presim një xhiro prej pesë milionë eurosh dhe rreth 300 persona po ndjekin programet tona trajnuese. Jam shumë krenare për këtë,” thotë Bakker.

Projekti mbështetet nga autoritetet lokale, bizneset private dhe kryebashkiakët e qyteteve të mëdha, të cilët e kuptojnë rëndësinë e integrimit të shpejtë të refugjatëve në tregun e punës. Ky qasje nuk përqendrohet thjesht në punësim, por synon të ofrojë një rrugë për të mësuar gjuhën, për të njohur kulturën dhe për t’u lidhur me komunitetin e ri.

Në Arnhem, gjashtë muaj më parë u hap filialin më i ri i “A Beautiful Mess”. Këtu, shefi i kuzhinës është Ayman Momo nga Siria, i cili më parë kishte një restorant me 250 vende në Damask, të  por që u detyrua ta mbyllë për shkak të luftës. “Ëndrra ime është të hap restorante në të gjithë Evropën, në Gjermani, Belgjikë, Suedi…,” thotë Momo. Për të, projekti është një mundësi për të rikthyer pasionin për kuzhinën dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme larg vendit të shkatërruar nga konflikti.

Lexo edhe: 4 vjet luftë, sa po i kushton agresioni rus në Ukrainë ekonomisë europiane

Edhe kryebashkiaku i Arnhemit, Ahmed Marcouch, mbështet projektin dhe shpesh vetë viziton restorantet e “A Beautiful Mess”. Në një intervistë për Euronews, ai tregon: “Unë vetë erdha nga një vend i largët kur isha 10 vjeç. Ajo që e ndihmon më shumë një të ri që vjen është ta bësh të ndihet i mirëpritur, të fillojë një trajnim, të mësojë gjuhën, të njohë kulturën e vendit të ri, të marrë pjesë në tregun e punës dhe të krijojë lidhje me njerëzit lokalë. Dhe pikërisht këtë bëjnë ata: ofrojnë punë, trajnim dhe mundësi për të njohur komunitetin.”

Modeli i “A Beautiful Mess” tregon se integrimi i refugjatëve nuk është vetëm një detyrim humanitar, por edhe një investim ekonomik dhe social. Duke krijuar mundësi për aftësim profesional dhe punësim, projekti i Bakker kontribuon në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe në përforcimin e lidhjeve sociale mes të ardhurve dhe vendasve.

Ky shembull ilustron se me angazhim, mbështetje institucionale dhe vullnet qytetar, refugjatët mund të ndjekin një rrugë të suksesshme drejt integrimit dhe pavarësisë, duke sjellë jo vetëm shpresë për veten, por edhe për komunitetin që i pranon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0