Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Gjithmonë debati për kodin e veshjes në punë ka qenë i pranishëm dhe do të vazhdojë të jetë.  Për disa, mënyra e veshjes ka një rëndësi të madhe e për të tjerë kjo nuk është fare diçka me rëndësi.

Rëndësia e kodit të veshjes
Kur punonjësit vishen sipas një stili që i shkon audiencës së tyre të shënjestruar, ngjashmëria i bën njerëzit të ndihen komodë, duke i bërë që edhe ata të kenë më shumë mundësi të angazhohen në partneritete. Kështu që kompanitë mund të përfitojnë nga kode më fleksibël të veshjeve, të cilat ndryshojnë në bazë të situatës.

Njerëzit i shoqërizojnë njerëzit me veshje “profesionale” me tiparet pozitive, si vetëbesimi dhe fleksibiliteti. Këto perceptimet e mira i bëjnë konsumatorët potencialë dhe partnerët e bizneseve të veprojnë ndryshe. Përveç kësaj, individët tentojnë të bëjnë për vete setin e sjelljeve ose pritshmëritë që ata i shoqërojnë me disa lloje veshjesh.

Lexo:A duhet fëmijët të dalin jashtë shtetit për përvojën e vërtetë të universitetit?

Për të shmangur  keqkuptimet dhe hapat mbrapa në karrierë, ekspertët thonë se është e rëndësishme që t’u komunikohen  rregullat formale dhe jo folmale të veshjes të gjithë punonjësve. Për burrat, është shumë e thjeshtë etika e veshjes. Ndërsa gratë janë ato që i bëjnë vetes shumë pyetje se sa të shkurtra mund t’i presë flokët apo sa të shkurtër mund ta veshë fundin, çfarë është profesionale dhe çfarë jo?  Veshja është  një formë komunikimi me të cilën ne prezantojmë veten në punë. Veshjet tepër sensuale si për shembull minifundet nuk do t’ju ndihmojnë të ngjisni shkallët e karrierës. Pa tepruar make-up, aksesorët apo edhe veshje, të cilat tregojnë linjat e trupit. Çelësi i të veshurit për të patur sukses është që të ndiheni rehat me çfarë keni veshur. Ndërkohë, ju i bëni të tjerët t’ju kushtojnë vëmendje për aftësitë tuaja.

Njerëzisht zakonisht presin ata që janë në punë ose pozicione të një prestigji të lartë të vishen më formalë, dhe veshja formale mund të thotë më shumë shanse për të arritur qëllimin. Me këtë, mund të vijnë edhe vetëbesimi më i lartë, inovacioni, bashkëpunimi dhe produktiviteti. Ai kod veshjeje që mund të mos i shkojë për shtat kompanisë tënde, shumë mirë mund t’i shkojë një kompanie tjetër. Vlerësoni objektivat e kompanisë tuaj dhe mos kini frikë të eksperimentoni me kodin e veshjes së kompanisë tuaj dhe sipas treguesve, shiko se çfarë rruge mund të zgjedhësh.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0