LiveMe Show and Podcast vjen këtë të enjte me një temë mjaft interesante përsa i përket rëndësisë së akseleratoreve në sipërmarrje.
Shkëlzen Marku, bashkë-themelues dhe drejtor i YSB Balkans, ishte i ftuari i rradhës i cili na dha një vështrim të përgjithshëm të kuptimit të programeve të akselerimit (Programet e përshpejtimit). Konkretisht një program i tillë përfshin ekspertizën e personave të disa fushave të cilët asistojnë startup-et të mësojnë në praktikë sesi mundet të përshpejtojnë procesin e tyre të rritjes dhe zgjerimit në treg.
Ndiqni episodin e plotë të LiveMe Show & Podcast
YSB Balkans në bashkëpunim me EU for Innovation aktualisht kanë krijuar një program akselerimi edhe në Shqipëri, Growpreneur. Shkëlzeni tregoi në mënyrë te detajuar mënyrën e funksionimit të tij. Ai i mëshon rëndësisë së mbështetjes së ideve të reja, pa lënë pas startupet të cilat tashmë e kanë nisur rrugëtimin e tyre.
Lexo: Samsung Neo QLED Merr Certifikimin e Industrisë ‘Gaming TV Performance’ nga VDE në Gjermani
Aplikoni këtu për tu bërë pjesë e programit Growpreneur
Një ndër avantazhet e programit të tij është se ai përshtatet me nevojat e secilit startup, të cilin asiston. Programi mbështetet nga një grup mentorësh shqiptarë dhe të huaj, të cilët u ofrojnë startupeve këndvështrime të ndryshme në fusha të ndryshme dhe u sigurojnë atyre një përvojë totalisht të personalizuar. I pyetur nga Kristi, Shkëlzeni tregoi për fushat me më shumë interes në këto momente, kur Shqipëria por edhe e gjithë bota kanë qenë dhe vazhdojnë te jenë nën ndikimin e pandemisë.
Aplikoni këtu për tu bërë pjesë e programit Growpreneur
Raundi i parë i aplikimeve është i hapur dhe çdokush që ndihet gati mund të konkurrojë me idenë ose startupin e tij. Meqënëse për shkak të situatës programet po zhvillohen online edhe ju që nuk ndodheni në Tiranë mund të aplikoni dhe ta ndiqni.
Për më tepër ndiqni episodin e plotë të LiveMe Show & Podcast në Youtube
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto