Rekord botëror: Musk bëhet personi i parë me mbi $600B pasuri neto - Business Magazine Albania

Rekord botëror: Musk bëhet personi i parë me mbi $600B pasuri neto

Rekord botëror: Musk bëhet personi i parë me mbi $600B pasuri neto

Elon Musk është bërë të hënën personi i parë në histori me një pasuri neto që arrin vlerën e 600 miliardë dollarëve, raportoi Forbes. Ky zhvillim vjen pas lajmeve se kompania e tij SpaceX pritet të dalë në bursë me një vlerësim që mund të arrijë deri në 800 miliardë dollarë.

Musk, i cili ishte gjithashtu i pari që kapërceu pragun e 500 miliardë dollarëve në tetor, zotëron rreth 42% të aksioneve të SpaceX. Sipas Reuters, kompania po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO) vitin e ardhshëm.

Rritja e pasurisë së tij është ndikuar edhe nga aksionet që ai mban në Tesla, ku zotëron rreth 12%. Aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike janë rritur me 13% që nga fillimi i vitit, pavarësisht rënies së shitjeve. Vetëm të hënën, ato u rritën me afro 4%, pasi Musk deklaroi se Tesla po teston robotaksi pa monitorë sigurie në sediljen e përparme të pasagjerit.

Lexo edhe:Startup-i britanik sfidon trafikun me taksinë fluturuese Valo

Në nëntor, aksionarët e Tesla-s miratuan një paketë shpërblimi për Musk me vlerë 1 trilion dollarë, e konsideruar si paketa më e madhe e kompensimit në historinë e korporatave. Ky vendim u pa si një votë besimi ndaj vizionit të tij për transformimin e Tesla-s në një gjigant të inteligjencës artificiale dhe robotikës.

Ndërkohë, startup-i i tij i inteligjencës artificiale, xAI, është në bisedime të avancuara për të siguruar 15 miliardë dollarë investime të reja, me një vlerësim të mundshëm prej 230 miliardë dollarësh, sipas raportimeve mediatike.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0