Reklama shqiptare me një mesazh diskriminues

Reklama shqiptare me një mesazh diskriminues


Ndonëse të pakëta në numër, kompanitë apo bizneset shqiptare përpiqen të gjejnë një formë origjinale për të reklamuar produktet dhe shërbimet e tyre. Reklamat televizive janë dhe ato që prekin një numër më të madh ndjekësish, të cilët ka më shumë shanse të bëhen klientë të kompanisë.

Një industri tepër e zhvilluar kjo në tregun ndërkombëtar, kryesisht atë amerikan, bën që shumë shumë kompani të investojnë shumë në marketingun e produkteve të tyre. Siç pëlqehen, ashtu edhe kritikohen në masë kur mesazhi që ato përcjellin është diss informues apo diskriminues.

Reklama e fundit e spitalit “Hygeia”, ndryshe nga herët e tjera sjell një animacion të realizuar mirë, por me një mesazh që do të revoltonte shumë persona.

“Hygeia” në reklamën e saj kërkon të japë mesazhin: “që nishanet duhet të hiqen për të parandaluar kancerin e lëkurës e të bëhet ekzaminimi i tyre”, por fabula reklamës nuk është aspak një ide e mirë. Nëpërmjet pamjeve ajo ka dhënë mesazhin e gabuar i cili është: “Në qoftë se ke një nishan të madh nuk dukesh estetikisht bukur dhe nuk do të kesh pëlqimin e askujt”.

Në këtë reklamë transmetohet: Në një stacion autobusi një vajzë me nishan në faqe sheh një djalë, por ai sapo sheh këtë shenjë i vjen neveri prej saj e largohet. Pasi mërzitet vajza shikon posterin e spitalit “Hygeia” dhe shkon për të hequr nishanin. Pasi e heq ajo djali i buzëqesh duke i dhënë pëlqimin e tij.

Kjo reklamë nuk flet për rrezikun e kancerit të lëkurës dhe për të ekzaminuar nishanet, por flet për anën estetike të tyre. Çdo njeri zgjedh vetë për mënyrën sesi do të duket, në qoftë se do ta mbajë një nishan apo ta heqë, përveç rasteve kur këshillohet nga mjeku heqja e tyre.

Njerëzit kanë shenja të ndryshme në trupat e tyre, duke filluar që nga nishanet e deri tek shenjat e shkaktuara aksidentalisht. Kjo reklamë jo vetëm që i diskriminon ata por pakuptuarmund tu shkaktojë një dëm të madh psikologjik.

Nuk është e domosdoshme të jesh adhurues i reklamave për të kuptuar që ka diçka që nuk shkon në këtë reklamë, e sidomos kur bëhet nga një nga klinikat më prestigjoze në vend.

Ky rast nuk përputhet aspak me mesazhin që kjo klinikë kërkon të japë sepse nëpërmjet pamjeve ajo nuk flet për kancerin e lëkurës “Melanomën”, por mund ta quajmë thjesht një spot paragjykues.

Në botë publiku është shumë më i ndjeshëm ndaj mesazheve që përcillen dhe mënyrës sesi një kompani zgjedh të përfaqësoj veten. Deri në atë pikë ku shumë persona zgjedhin të mos jenë më klientë të X kompanie apo ku kjo e fundi kërkon falje publike duke fshirë përfundimisht dhe reklamën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0