Reklama për Krishtlindje e Supermarketit Iceland është ndaluar për arsye politike.
Reklama, e realizuar me Greenpeace, ka pjesë të saj një orangutang të animuar dhe flet për shkatërrimin e pyjeve nga kultivuesit e vajit të palmës.
Organi i pastrimit të reklamave, Clearcast, mendoi se filmi thyen rregullat që ndalojnë reklamat politike të përcaktuara nga Akti i Komunikimeve të 2003.
Më herët këtë vit, Iceland u bë supermarketi i parë më i madh i Britanisë që deklaroi se po heq vajin e palmës nga produktet e tij.
Themeluesi i Iceland Malcolm Walker tha: “Ky ishte një film që Greenpeace krijoi me zërin dublues të Emma Thompson.
“Ne morëm leje për ta përdorur atë dhe të heqim logon e Greenpeace dhe ta përdorim si reklamën e Krishtlindjes të Iceland. Ishte shumë emocionuese.”
Monitoruesit thanë në një deklaratë: “Transmetuesit nuk janë në gjendje të fshijnë këtë reklamë të Icelande. Ne jemi të shqetësuar se ajo nuk përputhet me politikat e kodit të Komitetit të Transmetimit të Praktikës Reklamuese.”
Gjithsesi, në një kohë kaq të shkurtër, mesazhi u përcoll dhe ne duhet të tregohemi më të kujdesshëm ndaj produkteve me vaj palme. Ndoshta të ndërrojmë dhe shampon…
/LBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto