Reklama e birres e kthen aktorin amerikan ne simbol kombetar te Rusise - Business Magazine Albania

Reklama e birres e kthen aktorin amerikan ne simbol kombetar te Rusise


Ne ditet e fundit, aktori i njohur amerikan i “The X-Files”, David Duchovny, ka fituar statusin e nje ylli per Rusine.

Duchovny mori nje rol ne nje reklame te nje kompanije pijeje ruse qe i thur lavde  identitetit kombetar te vendit.

Me tensionin qe ekziston tashme midis Amerikes dhe Rusise lidhur me ceshtjen e Ukraines, emri i Duchovny po kthehet ne nje trend ne Rusi. Ne kete reklame prej me shume se 2 minuta, David imagjinon se sa ndryshe do te kishte qene jeta e tij nese do te kishte lindur ne Rusi.

Ai tregohet duke shkuar ne hapesire, duke admiruar balerinat, duke luajtur hokej ne akull dhe duke luajtur role ne gjuhen ruse.

Reklama e birres Sibirskaya Korona ka arritur te kete pelqimin e 2.5 milione njerezve qe nga momenti i nxjerrjes se saj ne Youtube.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0