Regjistrimi i biznesit, tatimet tashmë me një “zyrë” në QKB për të informuar - Business Magazine Albania

Regjistrimi i biznesit, tatimet tashmë me një “zyrë” në QKB për të informuar


Bizneset e sapo hapura shpesh herë kanë mungesë informacioni në lidhje me detyrimet që ju lindin dhe mospërmbushja e tyre pas një viti i çon drejt statusit pasiv.

Në këto kushte kjo kategori duhet të tregohet e kujdesshme dhe të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm me hapat që duhet të përmbushin pasi bëhet regjistrimi.

Të vetëdijshëm për këtë ‘ngërç’, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hapur një sportel të dedikuar brenda ambienteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Bizneset, pas përfundimit të procedurës së regjistrimit mund t’i drejtohen këtij sporteli për t’u njohur me të gjitha detyrimet tatimore, mënyrën e pagesave dhe afatet. Për herë të parë ky shërbim po ofrohet brenda sporteleve të QKB-së në qendër, ndërsa parashikohet që të shtrihet edhe në rrethe.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se në këtë mënyrë biznesi do të mund të marrë disa shërbime me një ndalesë pa qenë e nevojshme që të paraqitet fizikisht te Shërbimi i Tatimpaguesve për t’u njohur me taksat.

Kjo është pjesë e strategjisë së re të komunikimit që administrata tatimore ka nisur me tatimpaguesit. Më herët, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero deklaroi se po synohet që të krijohet një ‘one stop shop’ për shërbimet tatimore, si dhe të shkohet drejt dixhitalizimit të plotë për të shmangur kontaktet fizike dhe vonesat.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0