India ka hedhur poshtë planet e Google-it për të mbledhur imazhe për shërbimin e saj ‘Street View’ në vend, pas kundërshtimeve nga agjencitë e sigurisë. Zyrtarët i thanë BBC se ka pasur shqetësime për shërbimin, për të cilin thuhet se do të kompromentojnë sigurinë e vendit.
Google Street View mbledh imazhe me cilësi të lartë për t’iu dhënë përdoruesve të saj pamje 360 gradë të rrugëve, pikave turistike, kodrave dhe lumenjve. Mbledhja e të dhënave të Google ka shkaktuar shqetësim në vende të shumta.
Agjencia “Press Trust” e Indisë njoftoi se ministria e brendshme indiane kishte informuar Google që planet e saj për të mbuluar Indinë nëpërmjet shërbimit ishte refuzuar, raporton TechSot.Al.
Agjencitë e sigurimit kanë shprehur shqetësime në lidhje me lejimin e këtyre shërbimeve të kapjes së imazheve, mbi bazën se planifikimi për sulmet e Mumbait 2008 besohet të ketë përfshirë zbulimin fotografik të objektivave me “projektues” kyç David Headley, një burrë amerikan.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.