Shkruar nga Adja Angjeli
Në kohët e sotme, demotivimi në vendin e punës është një realitet i përhapur që kërkon zgjidhje imediate dhe inovative, në mendimin tim. Përvojat personale dhe bisedat me kolegët e mi më kanë konfirmuar se këto probleme nuk janë të pakta.
Njerëzit në kohën e sotme moderne, sidomos gratë, duan të ndihen mirë, me energji, të ndihen që vlejnë e që respektohen, që kanë raport të mirë të punës dhe familjes etj.
Pra, ka disa gjera që mund të bëjmë për të kthyer energjinë pozitive dhe motivimin në zyrë: investimi në Paketa Wellness.
Një pjesë e rëndësishme e motivimit në punë është mirëqenia e përgjithshme e punonjësve. Duke ofruar paketa të shëndetshme për mirëqenien, ne mund të adresojmë disa nga shkaqet kryesore të demotivimit duke krijuar një ambient më mbështetës dhe frymëzues. Këto janë disa nga mënyrat se si Paketat dhe Trajnimet Wellness mund të ndihmojnë:
1️⃣ * Ushtrime fizike në zyrë:* Duke ofruar mundësi për ushtrim fizik në ambientet e punës, ne mund të ndihmojmë në uljen e stresit dhe rritjen e energjisë së punonjësve.
2️⃣ *Ndihma për Shëndetin Mendor:* Programet e shëndetit mendor si sesionet e Coaching per mbështetje emocionale mund të jenë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar punonjësit të menaxhojnë stresin dhe të rrisin motivimin.
3️⃣ *Ushqim dhe pije të shëndetshme:* Duke ofruar ushqime të shëndetshme dhe pije në zyrë, ne mund të promovojmë një stil jetese më të shëndetshëm për punonjësit, duke përmirësuar performancën dhe energjinë e tyre.
4️⃣ *Sesione të Relaksimit dhe Meditimit apo Face Yoga:* Nxitja e praktikave të relaksimit dhe meditimit në ambientet e punës mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe përqasjen pozitive me koleget.
Duke investuar në paketa të mirëqenies së punonjësve, jo vetëm që do të rrisim motivimin dhe angazhimin e tyre në punë, por edhe do të ndërtojmë një kulturë më të shëndetshme dhe më mbështetëse në vendin tonë të punës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.