Ready4Work, start up-i shqiptar i punësimit - Business Magazine Albania

Ready4Work, start up-i shqiptar i punësimit


Gjatë kampit rinor ICT në javën e inovacionit një grup të rinjsh të përbërë nga Arlis Alikaj (ideatori inxhinier it) Dafni dhe Sara informaticiene, Elton Saliaj student ekonomiku, dhe Armando webmaster dhe programming, mori jetë dhe idea e Ready4Work duke u nisur nga sakrificat e vështirësitë e punësimit në tregun shqiptar. Punësimi është një problem serioz që kërcënon të ardhmen dhe integrimin e vendit.

Rreth 80 % e të rinjve janë të papunë dhe asnjëherë nuk arrijnë të punësohen duke synuar të emigrojnë jashtë vendit dhe në këtë mënyrë ne humbasim specialistë. Pikërisht këtu u hodh ideja e këtij aplikacionit që do jetë dhe në web për të treguar aftësitë e gjithësecilit.

Kjo ide që u vlerësua në maksimum nga juria me panel prestigjoz ku bënin pjesë njerëz si pedagogë të fushës së teknologjisë, biznese të suksesshme e të njohura për tregun shqiptar si Telekom Albania nëpërmjet Igor Bimbiloski, drejtor i departamentit të Teknologjisë por dhe ekspertë të tjerë nga Ministria e Inovacionit.

Nëpërmjet këshillave të tyre ata do jenë pranë grupit #Ready4Work për ta konsoliduar më tej idenë.
ReadyForWork është një platform online punësimi e cila bazohet në disa aplikacione punësimi inovatore dhe shumë efektive në vendet Nordike si Suedia, Norvegjia etj.

Me pak fjalë ideja e Ready For Work kishte të bënte me një platform ndryshe në tregun e punësimit shqiptar ku çdo i ri punëkërkues krijonte një profil akademik për fushën ku ishte arsimuar dhe synon të punësohet.

Çdo punëkërkues profesionist, mund të marr në kohë reale asistencë teknike, të bëjë kurse online psikologjik, teste dhe intershipe ose punë vullnetare për kompani të caktuara. Ready4Work ose ‘’GatiPërPunë’’ konsiston si ide në OneStopShop, me anë të një ndalese të vetme u jep mundësinë punëkërkuesve të arsimuar që të kryejnë të gjitha hapat e proçedurat e punësimit që tek intervistimi Online ose nëpërmjet E-conference me departamentet e burimeve njerëzore të kompanive të ndryshme.

Kjo mënyrë efikase do të kursejë kohë dhe para për të rinjtë për shembull nga Vermoshi deri në Konispol që mos udhëtojnë drejt Tiranës pa pasur një përgjigjë të sigurtë. Nëpërmjet Ready4Work, ti e merr përgjigjen e vendit të punës në vend nëse e fiton apo jo atë pozicion.

Gjithashtu aplikacioni do të konsistojë në këshillime karriere, mentorimi dhe ndjekje të aplikantëve deri në proçesin e punësimit por edhe pas tij.

E veçanta e tij është dhe ndarja e infove apo sukseseve të anëtarëve të rregjistruar. Aktualisht

Ready4Work është në fazat e para dhe skuadra Ready4Work po përpiqet ti jap jetë këtij projekti.

‘’Gjithçka tani është online madje dhe qeveria jonë shqiptare ka filluar ta kuptoj këtë duke u besuar dhe punë me rëndësi të administratës nëpërmjet konkurseve siç është nisma Mësues për Shqipërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Nëpërmjet kësaj ideje, që do jetë falas synohet të luftohet nepotizmi, korrupsioni si dhe të luftohet diskriminimi.

Ready4Work do jetë rrjet profesionistësh dhe Fejsbuku apo LinkeDin-i shqiptar. Ne jemi shumë të qartë për idenë tonë dhe jemi gati ta implementojmë’’ thotë Arlis Alikaj inxhinieri it-je. “ICT Youth Camp” është një program trajnimi dhe mentorimi 4-ditor që synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve dhe të rejave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe zhvillimin e një plan biznesi mbi një ide biznesi në fushën e TIK. Përtej rritjes së njohurive teknike, programi do të ofrojë mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, këshillim, orientim) nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e TIK dhe zhvillimit e manaxhimit të biznesit, përgjatë zbatimit të idesë.

Gjatë një programi intensiv 4 ditor, që do të zhvillohet në muajin janar 2017, të rinjtë dhe të rejat do të punojnë konkretisht me idetë e tyre për produkte e shërbime në fushën e TIK, për t’i zhvilluar më tej ato si dhe për hartimin e planit dhe strategjisë së biznesit.

Pjesmarrës ishin të gjithë ata të rinj/reja që kishin ide inovatore mbi “SMART CITIES”.

“Smart city” është një vizion i zhvillimit urban që përdor teknologjinë e informacionit (TIK) për zgjidhjen e cështjeve në përmbushje të nevojave të qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve me efikasitet në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës.

Idetë më të mira të zhvilluara gjatë kampit dhe të përzgjedhura në fund të programit nga një juri ekspertësh dhe përfaqësuesish të biznesit, do të mbështeten me asistencë të mëtejshme në vijim të projektit e tillë ishte dhe ‘’Ready4Work’’.

Ky program u organizua në kuadër të projektit “Innovation Hub”, i cili synon të përmirësojë situatën aktuale, përmes krijimit të një inkubatori që do t’u shërbejë të rinjve dhe të rejave inovatorë/e të krijojnë dhe zhvillojnë ide biznesi që kanë potencial dhe janë të konkurrueshme në treg. Projekti “Innovation Hub” zbatohet nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, në kuadër të Programit të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).

burimi: TeleNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0