Raporti/ Sistemi bankar ka financa për të përballuar luftën - Business Magazine Albania

Raporti/ Sistemi bankar ka financa për të përballuar luftën

Edhe pse kostot mund të jenë të mëdha, Shqipëria ka financa të shëndosha për t’i rezistuar luftës. Banka e Shqipërisë zhvillon çdo fundvit provën e rezistencës ndaj sistemit bankar në tre skenarë, ai bazë, i moderuar dhe i rënduar. Skenari i rënduar është ai ku rritja ekonomike është negative, ndërsa normat e interesit kapin nivele të larta.

Në raportin e Stabilitetit Financiar, Banka e Shqipërisë në këtë skenar vlerëson sa të afta do jenë bankat për të pasur likuiditet dhe aftësi paguese.

Për aftësinë paguese Banka e Shqipërisë shprehet se në skenarin më të keq do të nevojitet të injektohen në ekonomi para sa 0.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto pas dy vitesh dhe me kosto 20.1 miliardë lekë, një faturë që do ta rëndojë, por nuk do ta shkatërrojë sistemin. 7 banka të nivelit të dytë do të kenë nevojë për ndihmë këtë skenar.

Sa i përket likuiditetit, pra gjendjes së parave në dispozicion, Banka e Shqipërisë vlerëson se bankat e nivelit të dytë kanë krijuar më shumë hapësira në tre monedhat kryesore lekë, dollarë dhe euro, duke u paraqitur më rezistente përballë skenarit të rënduar në krahasim me një vit më parë.

Lexo edhe: Banka e Shqipërisë rrit normat e interesit. Kreditë dhe kursi i këmbimit pritet të pësojnë luhatje

Sistemi bankar në vend është ndihmuar nga ulja e raportit të kredive me probleme, rritja e depozitave në vlera rekord, krijimi i fitimeve të larta, për shkak të normave të ulëta bazë të interesit, si dhe zgjerimit të shpejtë të kredisë së re nga individët dhe bizneset.

Në vendin tonë janë tetë banka me kapital të huaj dhe që zotërojnë 70% të tregut, si dhe katër me kapital shqiptar. Vendet e origjinës ku kanë kapitalet bankat e huaja janë ende të pacenuara nga lufta në analizën e Bankës së Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0