Raporti për startup-et në Europën JugLindore (2018): "Shqipëria e Kosova, shumë potencial e pak mbështetje".

Raporti për startup-et në Europën JugLindore (2018): “Shqipëria e Kosova, shumë potencial e pak mbështetje”.


 

Më shumë startup-e, më shumë investime dhe më shumë histori suksesi janë shtuar në rajonin e Europës Jugore gjatë vitit 2018. Kompanitë e mëdha kanë filluar të dallojnë potencialin inovativ që startupet kanë për transformimin e tyre dixhital dhe po fillojnë të luajnë një rol më aktiv në ekosistem.

Një nga synimet e raportit është të lehtësojë dhe asistojë në zhvillimin e ekosistemit rajonal të startupeve në Europën JugLindore që do të ishte më i madh se shuma e pjesëve të saj – ekosistemet kombëtare individuale.

“Trendet globale fuqishëm ndikojnë në ekosistemin e startupeve në rajon dhe është e habitshme se si mund të gjeni startup-e dhe sipërmarrës që po mundohen të zgjidhin probleme globale dhe po krijojnë startupe të reja në çdo cep të rajonit. Sidoqoftë, mungesa e mbështetjes për ekosistemin do të thotë që rritja dhe përhapja e tyre në arenën globale mbetet një sfidë e madhe,”  Venture Capital, investitor aktiv në rajonin e EJL.

Në vitin 2018, trendet makroekonomike ishin shumë pozitive për të gjitha vendet e përfshira në raport. Pothuajse të gjitha vendet arritën nivele të larta të punësimit, rritjen e GDP-së dhe përmirësimin e pozicionit fiskal. Progresi në zhvillimin ekonomik prek të gjithë rajonin dhekjo po vihet re edhe nga Komisioni Europian, i cili po monitoron nga afër dhe mbështet progresin e këtyre vendeve në rrugën e pranimit në BE, ku viti 2018 ka sjellë gjithashtu një progres të konsiderueshëm politik.

Sipas raportit të ABC Accelerator dhe EIT Digital, zhvillimi i ekosistemeve të startupeve kombëtare është në një rrugë ngjitëse. Në ekosistemet më pak të zhvilluara si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia është parë një numër në rritje i startup-eve që janë në hapat e parë, aktorëve mbështetës dhe skemave të financimit për vitin 2018.  

Ekonomia nuk është një pikë e fortë e këtyre vendeve për të zhvilluar fuqishëm industrinë e startup-eve, ku Kosova vazhdon të ketë probleme politike dhe ekonomike me fqinjët e saj dhe Shqipëria vuan nga ndërprerja e herë-pas-hershme e rrymës elektrike. Përsa i përket investimeve në këtë fushë, Shqipëria mbahet vetëm nga remitancat që përfiton nga Diaspora. Për pasojë, sasia e tyre është në një përqindje të ulët si për kërkime dhe studime, inovacion dhe gjithashtu për startup-et.

Mund të themi se viti 2018 ishte një nga vitet më të mira për ekosistemin rajonal të startupeve në JugLindje. Pyetja që mbetet pa përgjigje vazhdimisht është: Si t’i bëjmë vitet e ardhshme më të suksesshme? Si të mbështesim ekosistemin në mënyrë që ta përmirësojmë dhe më shumë?

Edhe pse shumica e vendeve nuk kanë shumë para për të investuar në ekosistemin e startup-eve, çdo vend në rajon ka të paktën disa palë të interesuara aktive. Analizat kanë identifikuar 219 aktorë në ekosistemin rajonal. Disa vende kanë disa nyje mbështetëse më të zhvilluara se të tjerët, ndërkohë Shqipëria ka një numër të madh eventesh dedikuar startup-eve.

Edhe pse shumica e vendeve nuk kanë shumë para për të investuar në ekosistemin e startupeve, çdo vend i vetëm në rajon ka të paktën disa aktorë aktivë në të, gjithsesi. Analiza ka identifikuar 219 aktorë në ekosistemin rajonal. Edhe pse këto institucione janë shumë të ndryshme midis njëri-tjetrit dhe krahasimi i tyre i drejtpërdrejtë është i pamundur, edhe një analizë e thjeshtë e numrit të aktorëve të ndryshëm ende mund të japë rezultate interesante.

Shqipëria numëron 9 inkubatorë/akseleratorë, 15 evente, 1 investitorë, 2 media dhe 8 institucione publike në dobi të fushës së startup-eve shqiptare dhe zhvillimit të tyre. Ndërkohë shifrat për Kosovën janë akoma të ulëta duke qenë në fillimet e saj, me 7 inkubatorë, 8 evente, 6 institucione publike dhe asnjë investitorë apo media.

Ky vlerësim tregon se ka 4 shtete që janë në thelb në fillim të krijimit të ekosistemit të mbështetjes së startup-eve: Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ato duhet të përqëndrohen kryesisht në rritjen e numrit të sipërmarrjeve të reja të krijuara në ekosistemet e tyre. Shqipëria dhe Maqedonia gjithashtu kanë disa kompani shumë të zhvilluara dhe kështu duhet të zhvillojnë mbështetjen për rritjen e startup-eve të tjera.

Raporti rendit gjithashtu startup-e e kompani në Shqipëri e Kosovë, që premtojnë shumë për të ardhmen e fushës së inovacionit në këtë rajon:

Lista e startupeve në rritje:

Shqipëri

Teerana është një startup që lejon përdoruesit e tij të krijojnë dhe shesin veshje me porosi me ZERO Hassle, ZERO kosto dhe Zero risk online.

Kreatx është një startup që mundëson zgjidhje në Sistemin e Menaxhimit të Dokumenteve, sistemin e menaxhimit të Planifikimi i Projektit të Resurseve të Sipërmarrjeve.

Mine.al është një platformë e dedikuar për mining rigs. Ajo u lejon përdoruesit të të gjitha RIGS  e tyre në një dashboard, monitor hashrates, status online, gabimet GPU, reboot, reload, grupe menaxhimi.

Transmogul është një sistem logjistik i dizenjuar për të ofruar shërbim transporti. Një qasja inovative e arritur përmes aksesit elektronik, synon të plotësojë nevojat e klientëve duke ju ofruar një shërbim me cilësi të lartë.

Dentem, një Cloud bazuar në software dentar për praktikat dentare.

Gati.al është një platformë pa pagesë dixhitale që shërben si një market online duke krijuar një urëlidhëse me profesionistët dhe zanatçinjtë.  

Kompanitë Shiptare me rritjen më të madhe në këtë rajon

Kosova përfaqësohet nga:

Gjirafa.com i shërben 12 milionë njerëzve që flasin shqip kudo në botë, të cilët nuk mund të kërkojnë në ëebin shqiptar për shkak të gjuhës së tyre unike. Gjirafa është një motor kërkimi shqiptar dhe prodhues i lajmeve që përdor gjuhën vendase duke e bërë webin shqiptar të aksesueshëm për të gjithë.

LabBox: Deri tani, pjesët e teknologjisë që janë të lehta për t’u lidhur dhe përdorur janë përdorur për t’u mësuar fëmijëve se si funksionon elektronika. Ne besojmë se kjo nuk është një mënyrë efikase, pasi fëmijët nuk arrijnë të mësojnë se si funksionojnë konceptet themelore dhe teknologjia prapa saj dhe kështu mbeten të papërgatitur kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ne kemi sjellë fuqinë e tregim-krijimit të historisë  për t’i bërë këto koncepte më të lehta për t’u kuptuar për fëmijët.

Solaborate: Pajisjet HELLO janë për të transformuar mënyrën se si komunikojmë një herë e përgjithmonë dhe t’ju bëjmë më produktivë! Prezantimi i HELLO, HELLO 2, HELLO Versioni i Krijuesit, HELLO Touch, HELLO Button dhe HELLO Controller.

ODDS of Roller është një aplikacion mobile dhe një platformë që mbledh të dhënat në mënyrë që të kanalizojë informacione dhe feedback për ofruesin, publikun në tërësi, dhe përdoruesit si bizneset dhe institucionet publike.  

Shqipëri

EasyPay është një portofol elektronik i cili ofron një gamë të shërbimeve lokale dhe pagesave, topups telefonik, gjoba policie, pagesa online, baste online, etj. Të gjitha në monedhën vendase shqiptare (ALL).

Baboon është një treg online i shpërndarjes së ushqimit që mundëson përdoruesit të porosisin online në restorante lokale përmed ëebsite-it apo aplikacionit celular.

Softmogul është një aplikacion i bazuar në cloud që ofron shërbime të menaxhimit të hotelit për përdoruesit. Aplikacioni përfshin menaxhimin e kanaleve, shënime, paketa, oferta, raporime, menaxhim të pagesave dhe vlerësimin e dhomave.

Nettrade Albania është kompania e parë e fokusuar në shitjet onlin enë Shqipëri. Ata janë të specializuar në ndërtimin e dyqaneve online.

Creatic është një editues social për foto i disponueshëm në smartphones. Duke përdorur teknologjinë inovative DelixSoftware, Creatic ju jep njerëzve aftësinë për të rregulluar dhe eksploruar foto me mjete të fuqishme dhe të thjeshta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0