Raporti i Fitch Group: Risqet financiare që ka Shqipëria në 2016 - Business Magazine Albania

Raporti i Fitch Group: Risqet financiare që ka Shqipëria në 2016


Pritet krizë e emigrantëve, pasi rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve…BMI Research, pjesë e Fitch Group në një raport në fundit rendit rreziqet e shtetit shqiptar, nga pikëpamja politike, ekonomike, mjedisit të biznesit dhe risqeve operacionale.

Sipas këtij raporti, Shqipëria do të qëndrojë në një trajektore të ulët të rritjes ekonomike për vitet e ardhshme, mes nivelit të ulët të eksporteve dhe përpjekjeve të qeverisë për konsolidim fiskal. Raporti tregon se duhen më tepër përpjekje për të zbatuar reformat strukturore që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e fleksibilitetit të tregut të punës. Këto janë hapa tejet të rëndësishme, nënvizon raporti, në rast se Shqipëria shpreson që të jetë e zhvilluar dhe konkurruese në rajon.

Një pikë tjetër që thekson raporti është se bilanci tregtar ka mungesa të mëdha. Nga ana tjetër, Greqia fqinje është një ndër ndikuesit e jostabilitetit rajonal që prek edhe vendin tonë, sipas BMI. Shqipëria preket konkretisht në remitanca dhe kërkesën për eksporte. Nga ana tjetër, raporti vlerëson se kriza e emigrantëve me të cilën po përballet Europa mund të luajë rol negativ për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, duke qenë se ka të ngjarë të kalojnë mes vendit tonë në rrugën e tyre për në Europën Perëndimore (sidomos sirianët). Rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.

BMI Research ka dhënë edhe një parashikim makroekonomik për vendin tonë, përkatësisht për vitet 2016 dhe 2017, duke u bazuar edhe në të dhënat e dy viteve më parë. Sipas Fitch, rritja ekonomike e vendit tonë në 2016 do të jetë 3.1 %, me një rritje të lehtë prej 0.5 % vitin 2017, për të arritur në 3.6%. Ndërsa inflacionin e vlerëson 2.9 % në 2016 dhe 3.2 % në 2017.

 

/ACP Albania/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0