Rama pjesë e konferencës së OSBE “Gazetari në kohë krizash”. Liria e mediave po cënon lirinë e të shprehurit - Business Magazine Albania

Rama pjesë e konferencës së OSBE “Gazetari në kohë krizash”. Liria e mediave po cënon lirinë e të shprehurit

Gazetari në kohë krizash

Në konferencën organizuar nga OSBE në Tiranë, “Gazetari në kohë krizash”, Kryeministri Edi Rama ka folur me nota kritike lidhur me keqinformimin e lajmeve nga ana e portaleve, të cilat, sipas tij, minojnë fjalën e lirë. Ai tha se liria e mediave po cënon rëndë lirinë e të shprehurit, duke theksuar se integriteti i mediave është kthyer në një nevojë urgjente.

“Mendoj që ka një vijë mjaft të hollë dhe padyshim është përherë e rrezikshme që të përpiqemi t’i kombinojmë e t’i bëjmë të dyja bashkë të jetojnë në harmoni. Nga njëra anë, për respektin e lirisë së gazetarëve dhe nga ana tjetër, për të respektuar lirinë e qytetarëve.

Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar njëfarësoj lirinë e fjalës dhe liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, kur vjen fjala për të gjetur mënyrën sesi të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese dhe të vërtetat e gënjeshtrat bashkëjetojnë duke e bërë ndonjëherë të vështirë dallimin mes tyre”.

Do thoja që po, është vërtetë shumë e rëndësishme që të mbrojmë sa më shumë të jetë e mundur dhe të lejojmë sa më shumë të jetë e mundur lirinë e fjalës të lulëzojë dhe të sigurohemi që gjithkush që ka diçka për të thënë, të jetë në gjendje ta thotë, por në të njëjtën kohë kjo nuk mjafton. Na duhet po kështu të mbrojmë njerëzit.

Dua ta përmbyll me një përvojë personale nga disa kohë më parë, kur u ftova të shkruaja një artikull për The Guardian. Ka qenë fillesë të viteve ’90-të dhe ishte përvoja ime e parë me median ndërkombëtare. Asokohe u trondita nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër, pasi nuk e botuan. Donin ta kontrollonin, donin të verifikonin me mua nëse mund të ndryshonin titullin. Unë nuk kisha mundësi t’u përgjigjesha në të njëjtën ditë asaj kohe, sepse ishte një kohë kur nuk kishim as telefona celularë, kështu që pritën që të merrnin përgjigje prej meje.

E nëse krahasoni këtë me atë çka po ndodh ditë pas dite në këtë fluks të pandalshëm informacioni përmes medias në internet dhe me sa herë ju duhet të shihni që jeni keqcituar, ndonjëherë edhe jo thjesht keqcituar, por ekspozuar, duke thënë gjëra që as ju kanë shkuar nëpër mend e jo më t’i thuash, kjo është diçka përtej asaj apo këtij kërkimi, – për të mos përdorur fjalë të tjera, – për audiencë, për përhapje. Pra, çfarë kjo po u bën atyre që janë në detyrë e po të shkojmë përtej këtyre njerëzve që mbajnë detyra e po të shkojmë tek njerëzit normalë, të cilat janë qytetarë të thjeshtë, çfarë dëmi u shkakton atyre, është e papërballueshme, është absolutisht kriminale. 

Ndaj kur mendon që kapaciteti për këto gënjeshtra që të lexohen e të dëgjohen është shumë herë më i madh, sesa kapaciteti i të vërtetës për t’u lexuar e për t’u dëgjuar, kjo shndërrohet në një makth të mirëfilltë, për të qenë i sinqertë.

Unë mendoj që shoqëritë tona e bota jonë është përballë sfidave të mëdha, por është ajo lloj sfide që duhet trajtuar në mënyra krijuese, duhet trajtuar pa harruar sa e rëndësishme është për të mos kufizuar lirinë e fjalës, ndërkohë që përpiqemi të rregullojmë lirinë e përhapjes,” tha kryeministri. 

Lexoni: Gazetaria konstruktive, një media e re posaçërisht për këtë

Konferenca e organizuar nga OSBE, ka për synim të nxisë bashkëpunimin rajonal për të adresuar sfidat e lirisë së medias duke eksploruar mundësitë për të çuar përpara mjedisin e medias në rajon, në kuadrin e krizës aktuale shëndetësore të COVID-19.

Gjithashtu në datën 13 tetor në Tiranë përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro do të marrë pjesë në një konferencë që organizuar nga AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive. Fokusi kryesor do të jetë shkëmbimi i përvojave me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe institucione homologe në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve ndaj programeve që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0