Rama ne Kuvajt,nenshkruhen 4 mareveshje - Business Magazine Albania

Rama ne Kuvajt,nenshkruhen 4 mareveshje


Ne diten e pare te vizites ne shtetin e Kuvajtit, kryeministri Edi Rama zhvilloi nje sere takimesh  me kreret me te larte te institucioneve te ketij vendi. Fillimisht, kryeministri Rama u prit ne nje ceremoni zyrtare nga kryeministri, sheiku Al-Sabah. Siç njofton zyra e Shtypit ne Kryeministri, gjate bisedimeve dypaleshe u vendos theksi mbi nxitjen e bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos ne fushen e turizmit dhe sektorin e ujit. Kryeministri Rama e njohu homologun e tij kuvajtian me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin qe vendi yne ofron per sipermarrjet e huaja te interesuara per te investuar ne Shqiperi.

Ministri i Jashtem, Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtise Ahmetaj, nenshkruan kater marreveshje ne fushen e bashkepunimit dhe zhvillimit te eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes se burimeve natyrore dhe zhvillimit te qendrueshem, bashkepunimit ne shendetesi, si edhe marreveshjen per heqjen e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit. Kryeministri Rama u prit me pas nga Princi i Kurores, Lartesia e tij, sheik Nawaf al-Sabah, si dhe kryetari i Parlamentit te Kuvajtit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0