Raiffeisen Bank përkrah sipërmarrjet inovative shqiptare me projektin Elevator Lab

Raiffeisen Bank përkrah sipërmarrjet inovative shqiptare me projektin Elevator Lab


Në Qershor të 2017-ës, Raiffeisen Bank International lançoi një program akselerimi të quajtur Elevator Lab.

Me akses në 14 tregje të ndryshme, Elevator Lab është akseleratori fintech më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Këtë vit Elevator Lab hyn në edicionin e dytë të tij kur Raiffeisen Bank bën thirrje për aplikime nga fintech ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Gjithashtu Raiffeisen Bank Albania ka lançuar ekskluzivisht për tregun Shqiptar Elevator Lab Challenge. Në një intervistë për BusinessMag, Anila Hoxha Menaxhere e projektit Elevator Lab Albania, na tregon më shumë rreth këtij projekti.

A mund të na përshkruani çfarë përfaqëson Elevator Lab, për themeluesit por edhe ata që duan të konkurrojnë?

Elevator Lab është akseleratori i të gjithë grupit Raiffeisen Bank International (RBI), i prezantuar fillimisht në Qershor 2017. Me një potencial shtrirjeje në 14 tregje te ndryshme, Elevator Lab është tanimë akseleratori fintech më i madh në Europën Qendrore dhe Lindore. Këtë vit pra, në 2018, Elevator Lab hyn në edicionin e dytë të tij, dhe sërish Grupi RBI ka nisur thirrjen për aplikime nga fintekë ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Këtë vit, Grupi RBI synon të vendosë në fokus në mënyrë të veçantë ekosistemin e inovacionit dhe fintekëve në Europën Qendrore e Lindore. Prandaj, Raiffeisen Bank Shqipëri po prezanton një sfidë ekskluzive të Elevator Lab për tregun shqiptar.

Kush mund të bëhet pjesë e Elevator Lab?

Raiffeisen Bank Shqipëri po kërkon kompani start-up, me produkte dhe teknologji fintek inovatore. Pjesëmarrja në Elevator Lab Albania, përbën një shans të rëndësishëm dhe hap thelbësor për start-up-et lokale për të zgjeruar biznesin e tyre në nivel ndërkombëtar.

Cilat janë disa prej fushave të startupeve në fokus të Elevator Lab Challenge?

Në fokus të kësaj sfide të Elevator Lab, janë të gjitha ato startupe që kanë një produkt apo teknologji në fusha si: Advanced Analytics (si psh. Predictive analytics, Inteligjenca artificale); RegTech (si psh. Identifikim dhe autentifikim klientësh – përfshirë biometrikën, mbrojtje të dhënash, siguri kibernetike); Banking korporatash; Teknologji investimi dhe tregjesh; Përvojë e re në degë dhe Open Banking. Më shumë detaje mund të gjeni në faqen e Elevator Lab Shqipëri:  www.elevator-lab/al.

Çfarë duhet të bëjnë ata që duan ti bashkohen kësaj nisme?

Të gjitha kompanitë startup me një produkt të gatshëm apo me teknologji inovatore që përkon me ndonjë nga fushat e përshkruara më lart, janë të ftuara të aplikojnë në www.elevator-lab.com/al. Aplikimet janë të hapura deri në datë 23 Maj.

A mund të na përshkruani rrugëtimin e edicionit të dytë të Elevator Lab?

Gjatë fazës së parë, do të ketë një proces përzgjedhjeje të brendshëm për të identifikuar startupet më premtuese që do të vijojnë sfidën e Elevator Lab. Në këtë mënyrë, të gjitha aplikimet marrin vëmëndjen e drejtuesve të lartë të Raiffeisen Bank Shqipëri. Gjatë fazës finale, 5 më të mirët do të ftohen të paraqesin zgjidhjen e tyre përpara panelit të jurisë dhe fituesi (ose fituesit) do të përzgjidhet në bazë të prezantimit final para jurisë. Datat kryesore të këtij rrugëtimi janë si më poshtë:

      • Nisja e fazës së aplikimeve: 25 Prill, 2018
      • Mbyllja e fazës së aplikimeve: 23 Maj, 2018
      • Prezantimet finale para jurisë së Elevator Lab: 31 Maj 2018 – Finalistët do të vlerësohen nga juria e cila përbëhet nga Anëtarë Bordi dhe Drejtues të Lartë nga Raiffeisen Bank Shqipëri, një pjesëmarrës nga Raiffeisen Bank International, si edhe ekspert të teknologjisë, inovacionit dhe startupeve në Shqipëri.
      • Ceremonia e fituesve: 7 Qershor, 2018

Çfarë kriteresh vlerësimi do të aplikohen mbi pjesëmarrësit në këtë garë?

E rëndësishme është që juria e Elevator Lab Albania të shoh një potencial bashkëpunimi mes startupit dhe Raiffeisen Bank Shqipëri. Të gjitha idetë inovatore, të orjentuara drejt klientit, apo me vlerë për tregun financiar janë mëse të mirëpritura.

Pse startupet fintech duhet ti bashkohen kësaj nisme?

Duke u bërë pjesë e Elevator Lab, startupet mund të kapitalizojnë një sërë përfitimesh ekskluzive që përfshijnë vizibilitet në drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, si edhe komente dhe vlerësim të drejtpërdrejtë përfshirë komente nga juria e Elevator Lab. 

Çfarë çmimesh janë rezervuar për fituesin?

Për të gjithë finalistët

    • Rritja e e ndërgjegjësimit të markës duke u përmendur në kanalet e medias sociale dhe ato dixhitale të Raiffeisen Bank Shqipëri
    • Të jenë në kontakt dhe të përfitojnë njohuri nga drejtues të nivelit të lartë si dhe kompani të tjera inovatore.

Për fituesin

    • çmim monetar prej 5,000 Eurosh
    • Një vend në raundin e fundit përzgjedhës të programit të akselerimit Elevator Lab të grupit të Raiffeisen Bank International
    • Udhëtim në Vienë për të marrë një trajnim prezantimi (pitch training) para raundit të fundit përzgjedhës

Më 18 Maj do të mbahet një takim informativ me komunitetit për Elevator Lab Challenge. Çfarë do të diskutohet në këtë takim?

Në këtë takim do të diskutohet rreth programit të Elevator Lab Shqipëri, çfarë eshte dhe mundësitë që ofron duke qenë hera e parë që një program i tillë akselerimi ofrohet në tregun vendas. Gjithashtu do të ketë edhe një raund diskutimesh ku pjesëmarrësit mund tu drejtojnë pyetjet anëtarëve të jurisë për të marrë më shumë informacion.

Pas mbylljes së Elevator Lab Challenge dhe akordimit të çmimit prej 5,000 euro, çfarë tjetër i pret fituesit në kërkim të suksesit të tyre?

Duke aplikuar tani në sfidën e Elevator Lab, startupet jo vetëm që kanë shansin të fitojnë një çmim tërheqës monetar si edhe një vend në raundin e fundit përzgjedhës të programit Elevator Lab të grupit RBI në Shtator 2018, po gjithashtu edhe një udhëtim (të paguar) në Vienë në datat 27 – 28 Gusht 2018 përfshirë këtu edhe një trajnim prezantimi (pitching) përpara raundit përfundimtar.

Së fundi, disa prej planeve dhe zhvillimeve të reja pranë Raiffeisen Bank persa i takon inovacionit?

Raiffeisen Bank Shqiperi i ka vënë një theks të veçantë inovacionit duke lançuar mjaft suksesshëm para një viti edhe platformën e saj të re Raiffeisen – ON e cila tanimë shënon 50,000 përdorues individë. Programi i prezantuar Elevator Lab është pjesë e strategjisë së Raiffeisen Shqipëri për të qenë promotor i inovacionit në tregun shqiptar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0