Qyteti i nëndheshëm, ndërtuar gjatë komunizmit me spitale dhe furra - Business Magazine Albania

Qyteti i nëndheshëm, ndërtuar gjatë komunizmit me spitale dhe furra


Cilësohet si qytet i ri pas përmbytjes së qytetit të vjetër me ngritjen e Hidrocentralit të Fierzës. Por, Kukësi po zbulon së fundi, edhe një qytet të tërë të nëndheshëm, me gjasa ndërtuar që gjatë ngritjes së qytetit të ri. Edhe pse nuk të japin idenë se kanë funksion, shkallët poshtë një lokali të çojnë në qytetin e nëndheshëm. këto shkallë i përkasin një prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Kukësit tregojnë se qyteti i nëndheshëm është një prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon dhe është i fortifikuar deri në atë pikë sa t’u bëjë ballë shpërthimeve atomike.

Kukësi i nëndheshëm është deri në 30 metra nën tokë. Shkallët në zbritje, kryqëzime e tunele që i ngjajnë një labirinti. Për të ndërtuar këtë qytet u deshën gati 20 vite, mijëra punëtorë e miliarda lekë. Mes objekteve të parashikuara është një spital që parashikohej të kishte një kapacitet prej 300 veta, një punishte e madhe e prodhimit të bukës, shtypshkronjë,  zyra për administratë dhe hapësirë, bazë për organizimin e mbledhje.

Lexo: Ky është qyteti më i vizituar në botë për vitin 2018

Vendstrehimet e ndërtuara gjatë luftës, nëse sot nuk kanë vlerë për sigurinë kombëtare dhe me gjasa nuk do të ketë nevojë të ndodhë ndonjëherë, mund të vlejnë si atraksion turistik. Për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë, vendi ynë është renditur nga mediat ndërkombëtare krahas SHBA dhe Zvicrës, si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0