Qytetet më të shtrenjta për udhëtime biznesi në 2017 - Business Magazine Albania

Qytetet më të shtrenjta për udhëtime biznesi në 2017


Nëse jeni duke kërkuar të ulni shpenzimet e kompanisë, ju duhet të shmangni dërgimin e punonjësve tuaj në këto qytete.

Nga taksitë deri tek hotelet e shtrenjta, New York është destinacioni më i shtrenjtë për udhëtime biznesi.Një studim i fundit i “Tregut të Espertëve” analizoi koston mesatare të udhëtimeve të biznesit në 100 shtete të Amerikës, si dhe në 100 shtete jo-amerikane, duke parë koston ditore të akomodimit, taksive ose makinave me qera dhe ushqimit.

New York është qyteti më i shtrenjtë për udhëtime biznesi. Punëdhënësit i duhet të paguajë 550 $ në ditë për person, nëse dërgon punonjës atje.

Lexoni : 10 punët më të mira për njerëzit që pëlqejnë të udhëtojnë

Qëndrimi në hotel kushton mesatarisht 385 $ nata.

Pranë New York-ut në shifra, në vendin e dytë qëndron San Francisco ku një punëdhënësi i duhet të paguajë 534 $ në ditë për një punonjës. Pas qytetit të teknologjisë, Kalifornisë, të renditura njëra pas tjetrës vijnë Boston (511 $), Washington DC (462 $) dhe  Çikago (444 $).

Megjithatë, thjesht sepe San Francisko është një nga vëndet më të shtrenjta për udhëtime pune nuk do të thotë se i gjithë shteti është i tillë. Bakersfield i Kalifornisë, është qyteti më pak i shtrenjtë amerikan kur është fjala për udhëtimet e biznesit, me një shpenzim mesatar të përgjithshëm ditor prej 241 $.

Parë nga një perspektivë ndërkombëtare, qytetet e SHBA-së zunë gjysmën e top listës së 20 vendeve më të shtrenjta për udhëtimet e biznesit në të gjithë botën. Qyteti më i shtrenjtë jashtë Amerikës është Tokio, ku punëdhënësit mund të presin të paguajnë 489 dollarë për çdo ditë për një punonjës. Pas Tokios vjen Zyrihu ($ 472) dhe Londra ($ 469).

 Johannesburg, i Afrikës së Jugut, rezultoi të ishte vendi më pak i shtrenjtë për udhëtime biznesi, me kosto ditore që arrin rreth 174 dollarë në ditë.

Burimi : Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0